10 Prill, 2019 - 11:40 pm
Të dielën që lamë pas, Vaçe Zela do të festonte 80 vjetorin e saj të lindjes, por fatkeqësit ajo nuk është më pranë nesh.
Ajo që ne na mbetet është vetëm të mblidhemi dhe ta përkujtojmë, si atë, edhe pasurinë që u la pas shqiptarëve me zërin e saj.
Pikërisht kjo gjë ndodhi sonte në Soiree, ku miq dhe të afërm të artistes së njohur u mblodhën për të ndarë me teleshikuesit kujtimet më të mira me Vaçen.
Ishin po këta miq të këngëtares që treguan të vërtetën pas një thashethemnaje që qarkullon prej vitesh nëpër korridoret e muzikës e artit shqiptar: Marie Kraja refuzoi Vaçe Zelën!
“Ajo qe një thashethem… nuk është e vërtetë! Në konkurs i thamë Vaçes që ti nuk mund të bëhesh këngëtare operistike, ti je për muzikë të lehtë. Kjo u stërhollua sikur Maria Kraja i kishte thënë që ti nuk bëhesh këngëtare!”, – ka treguar një prej miqve të Vaçes, Faslli Aliçi.