9 Prill, 2019 - 8:15 pm
Irma Rodiqi, vajza e këngëtares Vaçe Zela, ka rrëfyer në emisionin ‘A’ në News 24, pjesë nga historia e nënës, në skenë dhe jashtë saj. Një prej momenteve të veçanta të rrëfimit kishte të bënte me reagimin e Vaçes kur ndodhej në shtrat e sëmurë.
“Kur ishin momentet e fundit, unë i vendosja të dëgjonte këngët e saj. Edhe pse mjeku më thoshte që nuk dëgjon, unë preferoj të vë në dyshim fjalët e tij. Kur i vendosja
‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ ajo më shtrëngonte dorën. Nuk ishte vetëm teksti, por ishte ajo çfarë përfaqësonte kjo këngë, ishte atdheu. Fjala atdhe kishte shumë peshë për të”, u shpreh Rodiqi.
Ajo tha se Vaçe Zela u fut në një melankoli të madhe ku u zhvendos në Zvicër dhe nuk buzëqeshte më si më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=v-iTE1bz0Yo