‘Vajza me kaçurrela’, nga Avni Mula (VIDEO)

18 Korrik, 2023 - 7:00 pm

Avni Mula ka lindur më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë. Ai ishte kompozitor i shquar shqiptar. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën patën dy vajza, Adelinën pianiste dhe Invën soprano me famë ndërkombëtare.

Në vitin 1930, kur Avniu ishte ende një fëmijë dyvjeçar, e gjithë familja Mula u vendos në qytetin e Shkodrës për shkak të genocidit serb.

Mësimet e para i kreu në shkollën “Ismail Qemali”.

10 korrik 1945, në moshën 17-vjeçare, merr pjesë në garën çiklistike të rrethit Shkodër-Kastrat e kthim, te cilen e mbyll me fitore. Gazeta e Shkodrës njoftonte për kampionin e parë, Avni Mula. Shoqëria sportive “Vllaznia” e pranoi si anëtar dhe më pas, e aktivizoi në sportin e atletikës, në garën e vrapimit të mesëm 1500 m.

Në çdo dy javë mësuesit mblidheshin me radhë njëherë në fshatin  “Mjedë”, në “Bushat”,në “Bërdicë”, në Stajkë” e “Beltojë”, bënin humor, kërcenin, këndonin dhe Avniu  këndonte këngë popullore, por edhe italiane, të cilat e shpërfaqën talentin e tyre.

Këtë talent të tij më vonë e vërejti edhe një prift i kulturuar e muzikëdashës, i cili i propozoi të paraqitej te Prenk Jakova, i cili ishte shef muzike dhe dirigjent i korit të Shtëpisë së Kulturës.

Pas paraqitjes në Shtëpinë e Kulturës, dirigjenti Jakova i tha se nga ai moment ai do të ishte pjesë e trupës së këtij institucioni.

Në kohën kur Shtëpia e Kulturës me rastin e festave të Nëntorit përgatitej për të dhënë koncerte festiv, përpara fillimit të programit vjen një lajm i papritur, solisti Ndrek Gjergji ndodhej i sëmurë dhe ishte e pamundur që të paraqitej. Prenk Jakova mori një vendim të guximshëm, e thërriti në çast Avniun dhe i propozoj që ta këndojë ai programin, doli këndoi dhe suksesi u arrit. Pas kësaj ngjarje, Avniut, iu hapën dyert drejt artit muzikor.

Avni Mula qe antarë i Ansamblit të Ushtrisë, një nga të parët institucione artistike profesioniste të krijuara në Shqipëri.

Në vitin 1952 Avniu  mori rrugë për në Moskë në  Konservatorin “P. I. Çaikovski”, në ish “Bashkimin Sovjetik. Avniut i takoi shansi i mirë që të ketë, një pedagog A. L. Dolivo, me përvojë të madhe pedagogjike.  

Gjatë studimeve Avniu studionte, por edhe jepte koncerte, ai u bë një artist shumë i njohur.

Në qershor të vitit 1957, në Konservatorin “P.J.Çaikovski”, Avni Mula mbrojti diplomën duke ju dhënë “Laura e Artë”, me rolin më të bukur e të vështirë, atë të Figaros.


Me kthimin në Shqipëri, në vitin 1957, emërohet si solistbariton në TOB të Tiranës ku interpreton në role të ndryshëm.

Ai nda nga jeta më 29 tetor 2020 në Tiranë.

KultPlus ju sjell këngën më të famshme të interpretuar nga Avni Mula, ‘Vajza me kaçurrela’:

Të ngjajshme