Vajzat dhe gratë e Kosovës që shkëlqyen në botë – Erza Muqolli

8 Mars, 2022 - 9:50 pm

KultPlus ju sjell 25 vajzat dhe gratë e Kosovës që u shndërruan në zërin e vajzave, djemve, grave dhe burrave të Kosovës.

Vajzat dhe gratë e Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, duke shndritë nëpër botë.

Me rastin e 8 Marsit, KultPlus ka përzgjedhë 25 vajza e gra që nëpërmjet fjalimeve, performancës, muzikës, sportit, filmit e biznesit kanë ngritë dhe kanë përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze, e duke shndërruar Kosovën në një Kosovë të artë, në një Kosovë që synon Oscar, në një Kosovë që me rrëfimet e nxjerra po nga ky vend, i ka treguar botës po për dhimbjen, kurajën dhe guximin e vajzave dhe grave të vendit më të ri në kontinentin e vjetër.

Po këto vajza dhe gra u shndërruan në inspirimin e shumë vajzave, djemve, grave e burrave, të cilët kuptuan se ëndrrat nuk duhet dhe nuk mbeten vetëm ëndrra.

Në vazhdim, KultPlus ua sjell artisten e njohur kosovare Erza Muqolli e cila së fundmi është përzgjedhur nga producenti i njohur suedez, Rami Yacoub.

Yacoub i cili ka bashkëpunuar me yje të mëdha botërore, ka përzgjedhur artisten kosovare si talentin e parë në projektin e tij #RamiYacoubDiscovers.

Lajmin e pati bërë të ditur vetë producenti përmes një postimi, ku e cilësoi artisten kosovare si një talent të jashtëzakonshëm.

16 -vjeçarja Erza Muqoli është një talent i jashtëzakonshëm.
I lumtur të zbuloj artistin tim të parë për #RamiYacoubDiscovers
Erza Muqolli është një 16 – vjeçare  nga Franca me rrënjë nga Kosova. Një talent i jashtëzakonshëm që besoj se do të shkojë shumë larg.
” – pati shkruar ai në Instagram.

Rami Yacoub, ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur si Brittney Spears, Lady Gaga, Ariana Grande, Selena Gomez, Nicki Minaj, Madonna, Backstreet Boys, One Direction, NSYNC, 5 Seconds of Summer, Avicii, Pink, Celine Dion, Weezer e shumë të tjerë. / KultPlus.com

Të ngjajshme