Vajzat dhe gratë e Kosovës që shkëlqyen në botë – Rita Ora

8 Mars, 2022 - 10:10 pm

KultPlus ju sjell 25 vajzat dhe gratë e Kosovës që u shndërruan në zërin e vajzave, djemve, grave dhe burrave të Kosovës.

Vajzat dhe gratë e Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, duke shndritë nëpër botë.

Me rastin e 8 Marsit, KultPlus ka përzgjedhë 25 vajza e gra që nëpërmjet fjalimeve, performancës, muzikës, sportit, filmit e biznesit kanë ngritë dhe kanë përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze, e duke shndërruar Kosovën në një Kosovë të artë, në një Kosovë që synon Oscar, në një Kosovë që me rrëfimet e nxjerra po nga ky vend, i ka treguar botës po për dhimbjen, kurajën dhe guximin e vajzave dhe grave të vendit më të ri në kontinentin e vjetër.

Po këto vajza dhe gra u shndërruan në inspirimin e shumë vajzave, djemve, grave e burrave, të cilët kuptuan se ëndrrat nuk duhet dhe nuk mbeten vetëm ëndrra.

Në vazhdim, KultPlus ua sjell këngëtaren kosovare me famë botërore, Rita Ora, e cila së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje të re rekord me BMG.

Ajo njoftoi se ka shënuar një ‘kapitull të ri’ pasi siguroi një kontratë me agjencinë diskografike, klientët e së cilës përfshijnë Kylie Minogue, 5SOS, KSI dhe Run The Jewels.

Po ashtu, këngëtarja e njohur në mbarë botën u rikthye edhe një herë tjetër në skenën e madhe të “The Voice of Australia”.

Duke bashkuar forcat me DJ Sam Feldt , Rita Ora publikoi këngën e re të titulluar “Follow Me”.

Gjithashtu, Ora u shfaq me elemente të veshjes tradicionale shqiptare në “British Artistic Icon Award”.

Edhe këtë vit, ajo ka shënuar suksese të mëdha e ka qenë në vëmendje përgjatë gjithë kohës.

Ajo e dëshmon se po vazhdon të jetë një nga emrat më të dëgjuar në bazë të platformës më të madhe muzikore, Spotify, që ka nxjerr statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë vitit 2021.

Ata vijnë nga 178 vende të ndryshme, ndërsa numri i orëve të shpenzuara në projektet e saj është 24.5 milionë. / KultPlus.com

Të ngjajshme