15 Qershor, 2018 - 6:34 pm
Mes familjarëve, miqve e kolegëve, iu dha sot lamtumira e fundit Suad Jaminit, basistit të rock-grupit kosovar ‘Jericho’, i cili vdiq të enjten mbrëma.
Mësohet se Jamini ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa deri tash nuk ka ndonjë informacion zyrtar për vdekjen e tij.
Lajmi për vdekjen e Suadit u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, ndërkaq të shumtë kanë qenë ata që kanë ngushëlluar familjen dhe janë shprehur të tronditur nga ky lajm.
Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.
Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.