Vdes Randy Meisner, basisti dhe vokalisti i ”The Eagles”

28 Korrik, 2023 - 10:30 am

Randy Meisner, një anëtar themelues i grupit rock” The Eagles” vdiq në moshën 77-vjeçare.

”Basisti dhe vokalisti vdiq të mërkurën në Los Anxheles për shkak të komplikimeve nga një sëmundje kronike obstruktive pulmonare”, sipas një deklarate të lëshuar të enjten në faqen e internetit të grupit.

“Randy ishte një pjesë integrale e ‘Eagles’ dhe e rëndësishme në suksesin e hershëm të grupit”, thanë dje ”The Eagles”.

Gama e tij vokale ishte befasuese, siç është e dukshme në baladën e tij të njohur “Take It to the Limit”.

Meisner, Glenn Frey, Don Henley dhe Bernie Leadon formuan grupin në 1971.

“Take It to the Limit”, nga albumi “One of These Nights” i grupit të vitit 1975, arriti në vendin e katërt në Billboard Hot 100.

Meisner u largua nga grupi në 1977.

“Hotel California”, LP-ja e fundit e grupit me Meisner, e lëshuar në dhjetor 1976, vazhdoi të bëhej një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme