18 Prill, 2021 - 1:58 pm
Reperi Black Rob, i njohur nga të gjithë si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka humbur jetën në moshën 51 vjeçare.
Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, reperi Black Rob, i njohur nga të gjithë si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga ish-shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një videomesazh në profilin e tij në “Instagram”.
“Rob vdiq rreth një orë më parë. Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet. Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”, tha Curry.
Kujtojmë se javën e kaluar, Mark kishte bërë një apel të GoFundMe për të ndihmuar Ross ‘të gjente një shtëpi, të paguante për ndihmë mjekësore dhe stabilitet gjatë këtyre kohërave’. Por pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, aktori s’ia doli dot dhe hidhëroi fansat në mbarë botën me vdekjen e tij të papritur. / KultPlus.com