10 Shtator, 2020 - 9:18 am
Themeluesi i grupit muzikor “Kool & The Gang” ka vdekur në moshën 68-vjeçare.
Bell ka vdekur të mërkurën në shtëpinë e tij, duke pasur gruan e tij afër, ka thënë publicisti i tij. Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes, shkruan The Independent, transmeton KOHA.
Ai themeloi grupin “Kool & The Gang” në New Jersey në vitin 1964 dhe shkroi disa këngë si “Celebration”, “Cherish”, “Jungle Boogie” dhe “Summer Madness”.
Grupi ishte ndër më të mëdhenjtë në vitin 1970 dhe mori çmimin Grammy në vitin 1978 për punën e tyre në këngën “Saturday Night Fever”. / KultPlus.com