22 Prill, 2021 - 11:18 pm
Ka vdekur në moshën 65-vjeçare pop ylli skocez i cili ishte vokalisti kryesor i grupit “Bay City Rollers”, Les McKeown.
Ai ka vdekur të martën ndërkaq shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja, përmes një shkrimi në faqen e grupit në Facebook, transmeton KultPlus.
“Bay City Rollers” ishin grup muzikor me popullaritet të shquar në vitet e 70-ta. Grupi përbëhej nga pesë djem, ndërkaq disa prej këngëve të tyre hite janë “Bye Bye Baby” dhe “Saturday Night”. / KultPlus.com