5 Dhjetor, 2022 - 10:36 pm
Në moshën 41-vjeçare, vdiq, drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti Arlind Gjikolli – Gjikla.
Gjikolli ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.
“Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty”, janë disa nga këngët e këtij grupi, që edhe sot dëgjohen dhe frymëzojnë gjeneratat e reja.
Pas grupit WNC, Gjikla ka vazhduar edhe solo-karrierën, me tekste që kundërshtonin anomalitë e shoqërisë së Kosovës.
Ndër këngët është ajo “Juda”, që godet amoralitetin në politikë, tjetërsimin e individit dhe humbjen e perspektivës dhe të shpresës.
Ai në dhjetë vjetët e fundit kishte qenë drejtor menaxhues i Telegrafit./ KultPlus.com