6 Maj, 2020 - 12:57 pm
Këngëtarja xhamajkane, Millie Small ka vdekur në moshën 73 vjeçare pasi pësoi një goditje në tru.
Ajo u bë e njohur me hitin e saj “My Boy Lollipop”, i cili arriti numrin dy në SHBA dhe MB në 1964, transmeton rtv21.
Mbetet si një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave, me më shumë se shtatë milionë shitje. Themeluesi i “Island Records”, Chris Blackwell njoftoi vdekjen e saj dhe e kujtoi atë si “një person të ëmbël … dhe të veçantë”. / KultPlus.com