18 Qershor, 2020 - 2:45 pm
Këngëtarja, tekstshkrusja e aktorja e njohur britanike Dame Vera Margaret Lynn vdiq në moshën 103-vjeçare, konfirmojnë familjarët.
Lynn ka kënduar gjatë Luftës së Dytë Botërore, atëherë edhe kur mori popullaritetin.
E njohur edhe si këngëtarja e preferuar e Mbretëreshës, ajo më së shumti mbahet mend për këngët e saj We’ll Meet Again, The White Cliffs of Dover, A Nightingale Sang in Berkeley Square and There’ll Always Be an England.
Lynn është përmendur së fundmi nëpër tituj të mediave, kur Mbretëresha Elizabeta II, ka përdorur fjalët e këngës së saj të famshme, për t’i thënë shtetit “ne do të takohemi sërish”, përgjatë një transmetimi të rrallë para kombit, në kohën e pandemisë me koronavirus.
Vera filloi të performojë në moshën 7-vjeçare në klube, dhe ishte 11-vjeçare kur mori emrin e vajzës së gjyshes së saj Margaret Lynn, si emër me të cilin dilte në skenë.
Rekordi i saj i parë solo u lëshua në vitin 1936, Up The Wooden Hill në Bedfordshire ndërsa kënga e saj më e njohur është regjistruar në vitin 1939, We’ll Meet Again. / KultPlus.com