9 Shtator, 2020 - 9:07 pm
Informacionet e fundit tregojnë se Elvin Hoxha Ganiyev, violinisti shqiptaro-turk, i cili ndjek studimet në Gjermani, është ndër kandidatët kryesorë për çmimin “George Enescu”, si pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar me të njëjtin emër.
Vlen të theksohet se aktualisht ai po kryen studimet Master pranë Hochschule für Musik Theater und Medien në Hannover, pas diplomimit nga Escuela Superior de Música “Reina Sofía” në Madrid.
Në konkursin “2020 George Enescu International Competition” ai kandidon në kategorinë për violinë, me interpretimin e pjesëve të ndryshme sipas rundeve. / KultPlus.com