3 Dhjetor, 2020 - 2:10 pm
Shqipëria është pjesë e projektit “Together is Beautiful”, iniciativë e kompozitorit George Fenton e që do të interpretohet nga “Orkestra e Tokës”.
Muzikanti virtuoz që do të jetë pjesë e këtij projekti është violinisti Aurel Qirjo.
Në regjistrimin e pjesës së violinës në “Together is Beautiful” (Së bashku është shumë bukur), violinisti Aurel Qirio interpretoi tipologji të muzikës shqiptare të Shqipёrisё sё Jugut.
“Together is Beautiful” interpretohet më datën 3 dhjetor për publikun për herë të parë.
“Orkestra e Tokës” është formulimi dhe bashkimi i muzikantëve më virtuoz nga të gjitha vendet e botës. Iniciativa për të bërë bashkë të gjithë këta muzikantë, nga një të tillë që është ndër më të mirët e secilit vend të botës, mori jetë dhe u konkretizua dy vite më parë, për t’i bërë bashkë ata në interpretimin e një pjese muzikore.
Si rezultat u krijua një orkestër e përbërë me muzikantë nga 197 vende të botës.
“Së bashku është shumë bukur” u kompozua nga kompozitori i njohur i skenës ndërkombëtare George Fenton dhe që u regjistrua në shtëpinë e famshme diskografike Decca në Mbretërinë e Bashkuar. /atsh/ KultPlus.com