24 Prill, 2020 - 1:15 pm
Violonçelisti i njohur Hauser, anëtar i 2Cellos, i njohur për interpretimet e mahnitshme dhe shumë të veçanta, do të vijë këto ditë me një performancë në vendlindjen e tij, në Pula të Kroacisë, shkruan KultPlus.
Këtë shfaqje ai dëshiron të ju kushtojë të gjithë punëtorëve që janë në vijën e parë të frontit dhe gjithë njerëzve që po kontribuojnë në këtë situatë ku e gjithë bota po përballet me Covid-19.
Përmes një video në Facebook, Hauser ka njoftuar për kohen se kur mund ta përcjellni performancën e datës 27 prill që sipas tij do të jetë e veçantë. / KultPlus.com