18 Qershor, 2018 - 5:30 pm
Tre muaj më parë, Klaudio Zoto ishte një nga shtatë finalistët e “Virtuozët”, i pari spektakël që solli në ekran konkurrimin mes të rinjve që zgjedhja e tyre artistike është muzika klasike.
Në Gusht, i riu do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Young Musicians”, në garën evropiane të muzikantëve të rinj, që këtë vit zhvillohet në Edinburgh të Skocisë.
14-vjeçari violonçelist fitoi mes 41 konkurrentëve në edicionin e parë të “Albanian Young Musicians”, “Konkursi Shqiptar i Muzikantëve të Rinj”, ku garonte edhe Laura Llozi fituesja e madhe e “Virtuozët”, apo Tedi Tola një tjetër talent i spektaklit në Televizionin Klan.
Klaudio Zoto është i pari shqiptar që shkon në këtë konkurrim mes muzikantëve më të mirë nga Evropa për 2018-ën. Ai zhvillohet prej 19 edicionesh. Koncerti final prihet nga kualifikimet në dy gjysmëfinale.
Më të mirët do të luajnë në instrumentet përkatës të shoqëruar nga Orkestra Simfonike Skoceze e BBC, nën dirigjimin e Thomas Dausgaard në mbrëmjen e 23 Gushtit në sallën e koncerteve “Usher Hall”./ Tv Klan