8 Tetor, 2021 - 2:53 pm
Me datën 16 Tetor 2021, „Visar Kuçi Trio“ fillon turneun evropian për promovimin e albumit të tyre të fundit të titulluar “Departures“ i cili u publikua ne dhjetor te vitit 2020.
Dy stacionet e para të këtij turneu do të jenë Kölni dhe Vjena, e që u realizuan me ndihmën e shoqatave kulturore në diasporë, KÂ nga Vjena dhe URACult nga Köln.
Dy stacionet e para të turneut, në Kdhe Vjenë, u realizuan falë bashkëpunimit të dy shoqatave kulturore ndër më aktivet në diasporë, KÂ nga Vjena dhe URACult nga Köln.
Koncerti ‘Visar Kuçi Trio’ do të mbahet në të njejtën skenë ku u prezantua edhe „Rona Nishliu Quartet“, në Altes Pfandhaus në Köln.
Ndërkaq në Vjenë, koncerti do të mbahet më datë 18 tetor në teatrin e njohur vjenez ‘Das Vindobona’, ku p oashtu edhe në këtë vend ishte prezentuar edhe “Rona Nishliu Quartet” para dy vitesh.
Datat e ardhshme të turneut janë shtyer për vitin 2022 për arsye të rrethanave të shkaktuara nga pandemia./KultPlus.com