15 Maj, 2023 - 7:00 pm
Shkurte Fejza është ndër këngëtaret që në periudhat më të vështira për Kosovën, i qëndroi popullit kosovar afër përmes artit të saj, shkruan KultPlus.
Ajo njihet për këngët popullore e folklorike që i bënë ball kohës e vazhdojnë të dëgjohen edhe sot e kësaj dite.
Viti 1978 është viti që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura.
Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën. Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun.
Sonte, KultPlus ju sjell këngën ‘Erdha nga qyteti’, të cilën Shkurte Fejza e intepretoi në vitin 1979. Një këngë kjo që i flet jetës dhe bukurive të fshatit. / KultPlus.com