27 Gusht, 2023 - 8:13 pm
Rita Ora është komentuar shumë gjatë ditës së sotme, për shkak të koncertit të saj të mbrëmshëm, në të cilin gabimisht mbajti në krahë flamurin e Serbisë, shkruan KultPlus.
Për këtë ngjarje ka komentuar edhe nëna e saj, Vera Ora, e cila tregon se kjo ngjarje e kishte nervozuar.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shkruar: “Rita, M’fal te kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”. /KultPlus.com