27 Gusht, 2018 - 11:09 pm
Presidenti rus Vladimir Putin ka përgëzuar zyrtarisht Ivan Bessonov për fitoren e tij në Eurovizionin e Muzikantëve të rinj 2018, përcjellë KultPlus.
Ai në urimin e tij ka përgëzuar pianistin për fitoren e parë që i ka dhënë Rusisë në këtë garë.
“Pianisti arriti që të fitojë zemrën e jurisë dhe të publikut nga e gjithë bota. Unë shpreh mirënjohje të veçantë për mësuesit dhe veçanërisht mësuesit e këtij instrumentisti të ri. Njëkohësisht i uroj Ivanit shumë suksese”, ka thënë ai në urimin e tij.
Në finale ishin gjashtë shtete: Norvegjia, Sllovenia, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria dhe Rusi. Për Shqipërinë e cila nuk arrit të kalonte kjo ishte hera e parë që mori pjesë në këtë garë. Ajo u përfaqësua nga violonçelist Klaudio Zoto/ KultPlus.com
“Virtuozi” Klaudio Zoto në Eurovizionin e Muzikantëve të Rinj