28 Mars, 2021 - 7:33 pm
Kantautori i njohur shqiptar Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, sjell për publikun mbarëshqiptar një këngë tejet të veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, edhe për muzikën plot stil dhe zërin e tij karakteristik.
Projekti i tij më i ri muzikor titullohet ‘Frymë’, për tekstin dhe muzikës e së cilës është përkujdesur vetë Sata.
Më poshtë ju sjellim videon dhe tekstin e këngës:
Me pas ditë se ish’ kènë
i fundit përqafim
t’kisha rrok pak ma shumë,
pak ma shumë,
pambarim.
Me pas ditë se ish kènë
e fundit puthja jote n’ ballë
S’kisha lujtë,
skisha bza,
i vogël isha ba…
Thu s’ kisha ni kaq shumë mall, sot…
Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!
Me t’ shikju’ tuj fol’ tuj lujt’ me mu!
Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas
Ti t’m’kishe këndue njat kang’ t’vogël…
Nuk kam ditë me tkuptu’
Mbylli syte me të pa ty
e sa mke dasht’
Dorën n’zemër me t’ni ty
Sa gjithmonë je privu për gjithshka
Asnji kang
në qofte se mujshe me m’gzu’ mu’
smundet me mjaftu’
Thojnë nji ditë
Dashninë tande
dhe une kam me e provu
kam me ja kallxu’
kur t bahem ne jete me fmi,
kam me u ba edhe une
nje bab si ti…
Veç sot,
Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!
Me t’ shikju’ tuj fol’ tuj lujt’ me mu!
Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas
Ty t’kisha këndue njat kang’ t’vogël…/ KultPlus.com