19 Nëntor, 2018 - 6:00 pm
John Lennon ka ndërruar jetë para rreth 30 vjetëve pas të shtënave me armë zjarri.
Vrasësi i këngëtarit ka shprehur keqardhje pas më shumë se tri dekadave të kaluara nga dita makabre.
“Gjersa çdo vit kalon, ndihem gjithnjë e më shumë i turpëruar”, tha Mark David Chapman pas lirimit me kusht më 22 gusht të këtij viti nga një burg i Nju Jorkut.
Chapman 63-vjeçar ka shërbyer rreth 28 vjet për vrasje të shkallës së dytë gjersa do të mbetet prapa grilave edhe për të paktën dy vjet. Chapman vrau ish-anëtarin e bendit Beatles më 8 dhjetor 1980 pasi shtiu pesë herë në britanikun.
“Unë e gjeta paqen time në Jezusin”, tha Chapman para bordit të lirimit me kusht në vitin 2014 duke shtuar se “Unë e njoh atë, ai më do mua, më ka falur, më ka ndihmuar në jetën time”, shkruan telegrafi.
“Zoti më ka mësuar, koha më ka mësuar, mosha ime më ka mësuar, pjekuria ime, por më vjen keq për veprimet e mia. Më vjen keq për krimin tim”, tha ndër të tjerash./ KultPlus.com