26 Mars, 2018 - 5:35 pm
Në kuadër të festimit të Vitit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Teatri i Kukullave “Xixëllonjat e Lezhës”, solli në Bujanoc dhe Preshevë shfaqjen për fëmijë “Skënderbeu”, por jo edhe në Medvegjë, meqë u ndalua nga autoritetet serbe të kësaj komune.
Për deri sa në Bujanoc dhe Preshevë ,,Xixëllonjat e Lezhës” u mirëpritën jo vetëm nga nxënësit e shkollave, por edhe nga përfaqësuesit e jetës kulturore dhe autoritetet e pushteteve lokale, në Medvegjë, fatkeqësisht, mbyllet dera e sallës së Pallatit të kulturës për të mos u paraqitur teatri i kukullave me pjesën teatrale kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, transmeton Koha Jonë.
Lidhur me këtë skandal vijnë reagimet e para nga Bujanoci dhe Presheva, drejtorët e Lezhepallateve të kulturës: Jetmir Ismaili dhe Gani Veseli, kanë kërkuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe deputeti popullor Fatmir Hasani, të reagojnë në instanca më të larta dhe te faktorët ndërkombëtarë për këto dukuri joqytetëruese të pushtetit centralist në Medvegjë. Ngjashëm ka ndodhur edhe para disa ditësh, kur policia e Medvegjës, ndaloi shkrimtarët nga Presheva, të cilët kishin disa libra shqip me vete për të organizuar një orë letrare me rastin e Ditës së Mësuesit.
Në këtë drejtim po e japim të plotë edhe reagimin prof. Rexhep Abazit nga Medvegja.
“E pabesueshme, por edhe kjo ndodhi në Medvegjë.
Pas paraqitjes me skenën programore në Preshevë dhe Bujanoc, më 23 mars 2018, TQKF nga Lezha erdhi qē tē njëjtin program ta paraqes edhe nē shtëpinē e kulturës në Medvegjë, më 24 mars 2018. Mirēpo, dyert e këtij institucioni ishin të mbyllura për shqiptarēt dhe pas një pritjeje prej orës 9.oo-10.oo, tē paraditēs, nē dēborē dhe të ftohët, tē trupēs artistike dhe të shqiptarëve të Medvegjēs, ata u detyruan tē kthehen të brengosur skajshmërisht për njē veprim tē tillē jo njrēzor, jo kulturor, jo demokratik dhe jo civilizues pēr fillimshekullin e njëzet e një.
Të cekim se TQKF e Lezhës në mënyrë zyrtare iu kishte drejtuar kryetarit tē komunës së Medvegjës, mē 5 mars 2018, për këtë aktivitet e duke u bazuar në deklarimin e Presidentit tē R. së Shqipērisë në vizitēn e 27 nëntorit 2017 në Bajë të Siarinës, se duhet filluar me kontakte e aktivitete të kulturēs për zhvillimin e bashkëpunimit ndërshtetëror…
Falënderojmë vëllazërisht anētarët e TQKF nga Lezha, 8 nxënësit e kl. V-XII, 2 profesoreshat, inxhinierin, kompozitorin dhe në veçanti vozitësin e autobusit, i cili në natën e akullt të së premtes, me shkathtësinë e veçantë, me në krye drejtorin e madh z. Marçelo Lacajn, i solli nē Medvegjë këta misionarë të kulturës shqiptare.
Le të na mbaj shpresa se edhe ky primitivizēm mesjetar i shtetit të Serbisë dhe kjo shkelje e rëndë e të drejtave të shqiptarëve së shpejti do t’i takoj një të kaluare jocivilizuese”, thuhet në reagimin e prof. Rexhep Abazit nga Medvegja.