9 Gusht, 2020 - 6:35 pm
Levy është me origjinë sefardike. Prindërit e saj ishin emigrantë nga Turqia. Babai i saj i ndjerë, Yitzhak Isaac Levy ishte një kompozitor si dhe një studiues pionier në historinë e muzikës dhe kulturës Ladino të Spanjës.
Kështu prejardhja e saj bëri që ajo të krijojë edhe stilin e saj të veçantë që shpesh konsiderohet edhe si melankolik e emocional.
Levy ka realizuar një interpretim të ri në këngën mesjetare Judeo-Spanjolle duke përfshirë tinguj më “modern” të flamengos andalusiane dhe muzikës tradicionale persiane si dhe duke kombinuar instrumente si darbuka, violinë, violonçel, dhe piano.
”Jam krenare që ndërthur dy kultura, ndërsa përzihen në ndikimet e Lindjes së Mesme. Unë po filloj një udhëtim muzikor 500-vjeçar, duke marrë Ladino në Andaluzi dhe duke e përzier atë me flamengo, stil që mbart ende kujtimet muzikore të botës së vjetër maroriane dhe hebre-spanjolle me tingullin e botës arabe. Në një farë mënyre është një “pajtim muzikor” i historisë”, kishte potencuar ajo kohë më parë në një intervistë.
Arti i saj është i veçantë në të gjitha format e tij, mjaftojnë sekondat e parë të dëgjimit të zërit të saj për të parë që ajo vetëm përmes tingujve arrin t’i këndojë dhimbjes e dashurisë.
Më poshtë gjeni disa prej këngëve më të dëgjuara të saj. / KultPlus.com