19 Mars, 2021 - 8:00 pm
Phoebe Bridgers nuk mund t’i besonte fatit të saj, kur u ftua nga legjenda e rockut, Paul McCartney, për të kënduar në albumin e tij.
Ylli amerikan është vetëm një prej një sërë yjesh që janë përzgjedhur nga ish-anëtari i grupit “The Beatles”, për të interpretuar këngë dhe remixe nga albumi i vitit 2020 “McCartney III”.
“Dëgjova se Paul po e mendonte albumin e tretë dhe isha e lumtur për këtë. Pastaj kur më ftoi kërceva nga gëzimi. Producenti im Tony Berg, që është fans i madh i grupit, më telefonoi dhe kaluam shumë mirë gjatë realizimit”, ka thënë Bridges, transmeton KultPlus.
Teksa ende nuk e ka takuar personalisht veteranin Sir McCartney, Bridgers ka thënë se po kujdeset që të mos ia prishë gjërat nëpër studio.
Ngjashëm si Bridgers, me ish-anëtarë të brendit britanik ka bashkëpunuar edhe Eric Burtoni nga “Black Pumas”, që së fundmi ka pasur përvojë me Ringo Starrin.
“Kam realizuar një këngë me Ringon. Ishte si të qëndroje me zotat e rockut. Na sfidoi që t’i këndonim këngët e tij të bukura. Pastaj gjëja më e mrekullueshme ishte se donte të bënte intervistë me mua, do të thotë unë të isha intervistuesi i tij. Ishte hata fare”, ka thënë Burton.
Burton e përshkroi veteranin Star si një djalosh shumë të mirë.
“Kemi biseduar deri te ndarja e grupit. Folëm edhe se si i sheh anëtarët tjerë si vëllezër. Pra ishte mirë që e njoha Ringon si person”, ka thënë Burton. / KultPlus.com