Yoko Ono, fushatë përkujtimore kushtuar John Lennon dhe “Imagine”

9 Tetor, 2018 - 1:53 pm

Yoko Ono lançon një fushatë përkujtimore kushtuar John Lennon në disa data simbolike. Më 9 tetor, në të cilën ish-Beatles do të mbushte 78 vjeç, ajo publikon “Imagine Yoko Ono”, një libër i kuruar prej saj që tregon gjenezën e albumit legjendar “Imagine”.

Më 11 tetor 1971, u publikua një nga këngët më të famshme të të gjitha kohërave. Gjithashtu vjen “Imagine – The Ultimate Collection”, një dalje speciale me diskun origjinal dhe shumë surpriza për tifozët.

“Imagine – The Ultimate Collection” ka tre CD dhe dy Blu-Ray që tregon gjenezën e albumit të dytë solo nga John pas shkrirjes së Beatles. Brenda janë disqet origjinale, pjesa remix pjesët e pabotuara, versionet e para dhe gjithashtu një version i përpunuar.

Për të përfunduar programin e festimeve të Lennon, vetëm për tre ditë nga 9 deri më 10 Tetor në kinematë mund të shihni “Imagine”, filmi i drejtuar në vitin 1972 nga John dhe Yoko, në një version të restauruar me 15 minuta përmbajtje të pabotuar.

Filmi tregon gjenezën e albumit, këngë për këngë, përmes videove muzikore në të cilat, përveç Phil Spector, që ka prodhuar albumin, shfaqen yje si Fred Astaire, George Harrison dhe Andy Warhol.

Pastaj janë edhe filmime në studio me John dhe grupin, me George Harrison, Nicky Hopkins (pianist dhe bashkëpunëtor i Rolling Stones), Alan White (më vonë bateristi i YES) dhe Klaus Voormam (basist, fotograf dhe mik historik i Beatles).

Duke folur për homazhet, Barbra Streisand ka përfshirë një riinterpretim të “Imagine” në albumin e saj të ri, “Walls”, i cili do të dalë më 2 nëntor, shkruan ata./ KultPlus.com

Të ngjajshme