5 Janar, 2024 - 7:52 pm
Këngëtarja e njohur Liliana Çavolli, ishte në skenë për më shumë se 5 dekada me këngën e saj të lehtë qytetare.
Lili, siç e njihnin miqtë, kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pas luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova, shkruan KultPlus.
Liliana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.
KultPlus ju sjell sot këngën “Zambaku i Prizrenit” për të kujtuar një ndër artistet më të mira shqiptare. / KultPlus.com