”Zemrën po ma përvëlon, mendja m’rrin vetëm ke ti ”

14 Tetor, 2019 - 9:16 pm

Fitnete Rexha është njëra ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Ajo lindi në vitin 1933 dhe vdiq në vitin 2003.

KultPlus ju sjell këngën ”Trëndafilin kur ta dhashë”, këngë kjo që konsiderohet si ndër më të mirat të Fitnete Rexhës.

Regjistrimet muzikore të saj gjenden kryesisht pranë Radio-Tiranës. Akademik.

Çesk Zadeja ka thënë se sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha.

Bashkangjitur gjeni tekstin dhe videon e këngës:

https://www.youtube.com/watch?v=KmTIAZJmpG8

Trandafilin kur ta dhashë
Kujtova se do t’gëzoj x2
Në penxhere kur të pashë
Nuk më the të dashuroj x2

Pse s’më thu se ç’farë mendon
Por më len në këtë merzi x2
Zemren po ma përvëlon

Mendja m’rrin vetëm ke ti x2
Të pelqej atë bukuri
Ato sytë e tuj të zezë x2
A s’mendon se jom i ri
Gonxhe e bukur o në mëngjes x2 / KultPlus.com

Të ngjajshme