22 Dhjetor, 2018 - 11:52 pm
Pas tri ditëve konkurrimi intensiv në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, është përzgjedhur kënga fituese.
Këtë edicion e fitoi më këngën “Ktheju tokës” këngëtarja Jonida Maliqi.
Kjo nënkupton që kënga triumfuese fiton të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael. Vitin e kaluar Shqipëria është prezantuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”./ KultPlus.com