14 Qershor, 2020 - 7:00 pm
Po u mungon muzika live? Mund të ketë një zgjedhje në parkingjet afër juve. Koncertet “Drive-in”, ku njerëzit ruajnë distancën sociale në veturat e tyre, po shfaqen në disa pjesë të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që pandemia e koronavirusit u ka dhënë fund tubimeve në publik.
Keith Urban dhe DJ D-Nice janë në mesin e artistëve të parë që kanë performuar në spektakle të tilla. Herët këtë muaj, Urban performoi një koncert befasues në Watertown të Tennessees në “Stardust Drive In Theatre” si një shenjë falënderimi ndaj punëtorëve mjekësore në linjën e parë të frontit në “Vanderbilt University Medical Center”. D-Nice po ashtu përshëndeti punëtorët në rend të parë kundër virusit me një koncert në Miami, mbajtur nga “The Roots”. Të ardhurat nga ngjarja shkuan për fondacionin “First Responders Children’s”.
“Me të vërtetë besoj që për të ardhmen e paparashikueshme që kjo është mënyra sesi duhet të jetë”, ka thënë DJ D-Nice së fundi për CNN në një intervistë.
Me ndjekësit e koncertit në makinat e tyre, D-Nice, i cili ka qenë duke u ndihmuar njerëzve që nga marsi që të festojnë të sigurt në shtëpitë e tyre me muzikë live në “Instagram”, ka thënë se ai ka gjetur mënyra kreative për t’u lidhur me audiencën e tij.
“Zakonisht nëse jam duke performuar në klube apo ngjarje, ju e ndieni energjinë nga njerëzit”, ka thënë ai. “Unë e di këtë nga njerëzit që u bien borive. Njëherë unë u thashë: Nëse po ndiheni mirë, bini borive në makinën tuaj. Dhe në atë moment ndjeva zhurmë të madhe”. /KultPlus.com