“Zogu i plagosur”, një nga perlat e muzikës së lehtë shqipe

13 Dhjetor, 2019 - 12:00 pm

Kantautori Irfan Blakçori ishte një nga artistët më prodhimtar në skenën muzikore shqipe. Ai shkroi qindra tekste këngësh.

Blakçori u bë i njohur me këngën “Zogu i plagosur” e cila hyn në plejadën e këngëve shqipe.

Më poshtë po e japim këngën dhe tekstin e kësaj kënge.

Kaluan shumë ditë, ishim të pandarë
mirëpo lamtumirë ti më the më parë
ti më the s’të dua, mbeta i hutuar
humba si një valë në detin e trazuar
humba si një valë në detin e trazuar,

mbeta unë i varfër rrugëve si i mjerë
ngjaj në një zog me krahët e prerë
Ishte ditë e ftohtë dukej se binte shi
jo, nuk binte shi lotonin sytë e mi
jo, nuk binte shi lotonin sytë e mi
lotonin sytë e mi… /KultPlus.com

Të ngjajshme