12 Korrik, 2022 - 6:30 pm
Festivali i muzikës ‘Green Fest’ i cili mbahet në kuadër të organizatës ‘7 Arte’ në Mitrovicë, ka prezantuar dje grupin e parë pjesëmarrës në edicionin e ri të festivalit, përcjell KultPlus.
‘ZWADA’ është grup nga Prishtina që vjen në këtë festival për të interpretuar muzikë indie rock, pop, punk si dhe muzikë aleternative.
Bendi ‘ZWADA’ do të performoj me datën 22 korrik në Fatime Xhaka (ish-Partizan). Ndërkaq, festivali fillon me 17 dhe do të vazhdojë deri më 23 korrik.
“ZWADA në Green Fest.
Green Fest prezanton bendin e parë të netëve të muzikës për këtë edicion.
Zwada është një bend nga Prishtina qe po vjen në Green Fest me na tfillu me muzikë indie rock, pop, punk si dhe muzikë alternative.
ZWADA 22 korrik Green Fest
Lokacioni: Fatime Xhaka (ish – Partizan)
Deri atëherë tfilloni naj sen!“, ka shkruar festivali në rrjetet sociale.
“Green Fest” është festival multidiciplinar që ofron një laryshmëri aktivitetesh duke fuqizuar artin dhe kulturën si medium më tërheqës që do çonte më shpejt drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë mbi çështjet mjedisore, ndryshimet klimatike si dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Andaj, ky edicion i “Green Fest” përmes aktiviteteve përcjellëse që do të organizohet në Mitrovicë, do të inkurajojë institucionet dhe qytetarët që të tfillojnë punët e tyre përtej barrierave, përtej vetvetes e familjes, në dobi të shoqërisë e njerëzimit, duke u siguruar qëndrueshmëri gjeneratave të ardhshme. / KultPlus.com