15 Maj, 2022 - 1:15 pm
Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike pas pushtimit të vendit nga Rusia.
Grupi rap-folk, të cilit iu dha leja speciale për t’u larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta, u ngjit në vendin e parë me 631 pikë, kryesisht në bazë të votës së publikut në të gjithë kontinentin.
Midis atyre që urojnë vendin është Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, i cili thotë se kënga ishte e bukur dhe suksesi i saj tregoi mbështetje të pamasë publike për trimërinë e Ukrainës. “Pra, mesazhi që duam t’i dërgojmë zotit Putin është se ata kanë filluar luftën më brutale dhe cinike që nga Lufta e Dytë Botërore,” shton Geoana.
Ai thotë se lideri rus ishte ndoshta “i befasuar sinqerisht nga trimëria e popullit ukrainas dhe nga uniteti i Perëndimit politik”. “Kështu që unë po them se ne jemi të bashkuar. Ne jemi të fortë, do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën për të fituar këtë luftë” përfundon Geoana. /KultPlus.com