16 Korrik, 2019 - 6:57 pm
Analisti Ilir Demalia ka reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur turp dhe marre rivovimin prej 35 milionë lekësh të shtëpisë së Enver Hoxhës në Gjirokastër ndërkohë që për shtëpinë e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta nuk gjendet asnjë lek nga qeveria.
Ndërgjegja kombëtare është e fikun!Kombi është në rrezik! -shprehet ndër të tjera Demalia.
Postimi i tij i plotë:
Rilindja e Ramë-Veli-Spiropalit, ka dhënë 35 milion për
rinovimin e shtëpisë së shokut Enver Hoxha në Gjirokastër.
Për shtëpinë e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, nuk gjindet një lek, as nga
qeveriu, as nga biznesmenët xhahila dhe hajdutë në bashkëpunim me qeveriun, as
nga diaspora që të gjithë heshtin, ose bëjnë sikur nuk shikojnë, por këndojnë
në dasma e stadium si bagëti, O sa mirë me qenë shqiptar!
Turpi e marrja ka kaluar çdo kufi !
Ndërgjegja kombëtare është e fikun!
Kombi është në rrezik!
At Fishta kishte parshikuar gjithçka si për gjithçka kur pati shkruajtur:
Ju rrugaça, shakllabana,
Rriqna të ndyet e mikroba të këqinj,
Që të mjerës moj Shqypni,
Kthellë i keni hy n’mushkni,
Edhe gjakun tu’j ja pi
Jo me hinka por me sahana.