20 Gusht, 2019 - 3:45 pm
Giovanni Bollea ishte një psikiatër italian, baba i neuropsikiatrisë moderne të fëmijërisë (NPI).
Giovanni Bollea lindi në Cigliano, në provincën e Vercelli, më 5 dhjetor 1913 nga Gelsomino Bollea dhe Rosa Gaida. Ai e jetoi fëmijërinë e tij midis vështirësive ekonomike, por ai mori një arsim të shkëlqyeshëm dhe ndoqi mjedise të klasës së mesme. Ai u rrit me idealet e socializmit dhe të drejtave të barabarta të qytetarëve, ishte i hapur për kritikë dhe mos-konformizëm. Pas mbarimit të shkollës, ai u inkurajua nga prindërit e tij të regjistroheshin në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Torinos.
Ai e ka përqendruar avancimin e tij profesional në zhvillimin e fëmijës, duke sjellë një revolucion të vërtetë në fushën e neuropsikiatrisë pediatrike italiane: në fakt, ai ka qenë nismëtari i psikanalizës dhe psikoterapisë së grupit në klinika universitare romake.
Në kursin e karrierës së tij, ka përpiluar një listë të 7 rregullave për rritjen e fëmijëve të edukuar dhe të qetë.
1. “Jepuni më pak. Kanë shumë, nuk ka dyshim. Konsumerizmi shkëput dëshirën dhe hap portat e mërzisë.”
2. “Ajo që ka rëndësi është intensiteti, e jo gjatësia e harkut kohor që kaloni me fëmijët.
Njëzet minutat e para të kthimit në shtëpi nga puna janë thelbësore.
Duhet të jenë të përkushtuara në biseda dhe përkëdhelje. Dhe nuk duhet t’u bëni pyetje rreth detyrave apo rezultateve.”
3. “Lojërat më edukative janë ato që kalojnë nëpër imagjinatën e nënës dhe në duart e babait: mjaftojnë dy pjesëza druri, por prindërit tashëm nuk mund të shpikin më”.
4. “Nga tre deri në pesë vjeç është mirë të filloni t’i shtyni fëmijët të bëjnë punë shtëpie, së bashku me prindërit. Është e dobishme që dinë të hekurosin një rrobë apo të qepin një pullë këmishe”.
5. “Sporti. Para së gjithash ai duhet të jetë një dëshirë. Aq më mirë nëse e ushtron në grup, duke kuptuar se agonizëm do të thotë t’ia dalësh me shumë djersë edhe atëherë kur nuk do të bëhesh kampion…”
6. “Duhet të inkurojani kulturën artistike që të mësohen me të bukurën”. Teatri, muzika, vizatimet artistike krijojnë dëshirën për të përmirësuar. Të ardhurat e shpenzuara për kulturën janë ato që vlejnë më shumë.”
7. “Gratë që punojnë, shumica, në fund të ditës mendojnë për fëmijët e tyre, për pazarin, për punët në shtëpi dhe çojnë në fund shumë pak prej këtyre punëve. A nuk do të ishte më miri t’i linit fëmijët të dalin jashtë gjysmë ore para? Më shumë sesa kurset, kjo është ajo që fëmijët kanë vërtetë nevojë.” / KultPlus.com