Afrim Berisha: Të gjithëve na mungojnë, por jo edhe qeverisë sonë!

4 Shtator, 2020 - 1:42 pm

Sot pritet të ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu është paralajmëruar që Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, shkruan KultPlus.

Por, qytetarët e Kosovës janë në ethe për atë se çfarë do të ndodhë me fatin e Kosovës.

Aktivisti Afrim Berisha ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook duke u shprehur se në fund, pala kosovare do të kthehet vetëm me një marrëveshje tenderësh e biznesi.

Duke shpërndarë edhe fotografitë e familjarëve të personave të zhdukur gjatë Luftës së fundit në Kosovë, ai ka thënë se “Të gjithëve na mungojnë, por jo edhe qeverisë sonë.”

Ky është statusi i plotë i Berishës:

Të gjithëve na mungojnë, por jo edhe qeverisë sonë!
Na thanë se do të dialogojnë për të pagjeturit, na thanë se kanë bërë përparim në këtë drejtim, s’bën gjë si përfundim.
Na thanë se do flasin vetëm për njohje reciproke, e hoqën nga tavolina edhe atë temë.
Në fund, do të kthehen vetëm me një marrëveshje tenderësh e biznesi.
Pa u vendosur drejtësi, mbi gjakun e të vrarëve, dhunuarve, të pagjeturve dhe mbi gjakun e të masakruarve, do të vendosin themele biznesi.
Nga popull liridashës, u shndërruam në popull tenderësh. / KultPlus.com

Të ngjajshme