11 Shtator, 2019 - 9:32 pm
Ishte shtatori i vitit 2000 kur në Kosovë u vra kryearkitekti i Prishtinës, Rexhep Luci.
Vrasje e njeriut për ta vrarë qytetin. Vrasjen e planifikimit urbanistik dhe hapësinor. Të rezistencës kundër mafias së ndërtimit. E jo vetëm të Prishtinës.
Rexhep Luci ishte dhe mbetet frymëzimi e modeli jonë si qeverisje e Prishtinës për luftë kundër mafias së ndërtimit, për rend e planifikim urban dhe hapësinor. /KultPlus.com
Atë e nderojmë dhe kujtojmë duke e vazhduar luftën tonë të pakompromis kundër krimit të organizuar, kudo që shtrihet dhe kurdo që shfaqet.
Përgjatë këtyre 19 viteve ka qenë e dukshme mungesa e tij. Zotohemi se do ta bëjmë të dukshëm kujtimin për të.