7 Nëntor, 2018 - 1:00 pm
Shkruan: Egla Ceno
Unë mendoj se arsyeja që gjyshërit tanë
rrinin 50 e kusur vjet bashkë,
ishte se ata nuk kishin 3573 followers
të cilëve duhet t’u jepnin mendime,
këshilla, mesazhe private.
E dimë të gjithë që,
edhe nëse ekziston një partner,
do të ketë gjithmonë një follower
që është apo duket më mirë
se “ajo që keni”.
Askush nuk lufton më, për të ruajtur diçka!
Gjithçka zëvendësohet.
Të zëvendësosh është bërë
e lehtë dhe normale.
Pa kuptuar që TË DUASH
është e vetmja gjë
për të cilën ia vlen të jetosh #repost