26 Prill, 2020 - 10:30 am
Nga Jacques Attali
Performancat artistike janë ndër aktivitetet më të kërcënuara prej masave të karantinimit. Parë në një këndvështrim të shpejtë, duket se deri të paktën në muajin shtator do të ketë shumë pak koncerte, shfaqje teatrale, opera dhe festivale kudo në botë.
Dhe madje as shfaqje te tilla në ajër të hapur. Por edhe sikur organizatorët e këtyre performancave të arrijnë të koordinojnë disa shfaqje, sigurisht me spektatorë të ndarë nga njëri-tjetri, ka të ngjarë që publiku të mos gjejë ndonjë kënaqësi teksa merr pjesë në ngjarje të tilla, prej frikës së infektimit. Sidomos në ato shfaqje ku audienca i përket më së shumti grupmoshës së tretë. Ndaj dhe ne nuk mund ta pranojmë atë.
Po sikur, dhe për fat të keq nuk është fare e pamundur, që ky lloj bllokimi do të duhej të vazhdonte edhe gjatë dimrit? Që në një kuptim do të thotë që asnjë teatër, asnjë festival, por as edhe një shtëpi operistike, orkestër apo cfarëdo e tillë të mos mbijetonte dot?! Krejt ndryshe nga strukturat më zyrtare që financohen nga të ardhurat e bashkive apo dhe nga shteti! E që këtej do të lindtenevoja që muzikantët më të rinj, aktorët, menaxherët e skenës, regjisorët por dhe fotografët do të duhet të ndryshonin karrierën e tyre profesionale për të fituar jetesën.
Sepse në këtë moment që po flasim jeta artistike në tërësi e botës ku jetojmë, me gjithë elementet e saj më të rinj, pritet të fundoset në mënyrë të pakthyeshme. Dhe kjo është e papranueshme.Por sigurisht, edhe këtë ne nuk mund ta pranojmë.
Aq më tepër, nisur nga një ironi e çuditshme, nëse e gjejmë veten në situatë të tillë, është vetëm për shkak të një tabloje; një tabloje krejtësisht të ndryshme nga ajo që kemi jetuar: gabimisht shpesh thuhet, që një depresion ekonomik shkaktohet prej kënaqësive që jeta na ngacmon kundrejt problemeve ekonomikeqë ajo gjithëherët sjell; dhe janë pikërisht këto përparësi/ kënaqësi që na çuan nëzbatimit e strategjisë së bllokimit/ izolimit si dhe krizën që ky ngujim sjell bashkëlidhur. Në të vërtetë, kjo zgjedhje nuk është një preferencë e jona për jetën që ka provokuar karantinimin në shkallë globale, por përkundrazi është vullneti ynë për të mos ndeshur në shfaqje spektakli mijra të sëmurë që nuk do të kishin mjetet e duhura për t’u kuruar.
Prandaj, kjo strategji e autoriteteve shëndetësore ka si qëllim të japë siguri që të kemi gjithmonë e më pak njerëz të sëmurë nën kujdes intensiv sesa ka shtretër në spitale. Nuk po shtojmë këtu dhe numrat e fshehura prej ‘spektaklit’ të agonisë në shtëpitë e pensioneve, shtëpitë e vdekjes, ato pa përkujdesje, etj.Kjo është dhe arsyeja që po përjetojmë një jetë tjetër. Jetën e një shoqërie të aftëpër t’u marrë me vdekjen, duke qenë se jemi të privuar të jetojmë atë me pamje më të bukur, jetën që do duhet të na dëshmojë se jemi akoma të gjallë.
A mund të ecim përpara më mirë? A mund ta ringjallim sërish spektaklin e jetës? Po, ne mundemi. Sigurisht që ne mundemi.Së pari, ne nuk duhet të harrojmë se jeta është gjithnjë më e fortë se vdekja: historia e njerëzimit është e mbushur me epidemi të tmerrshme, të cilat nuk na kanë penguar të shkruajmë, të organizojmë jetën dhe të shijojmë kryevepra të mëdha muzikore/ letrare. Epidemitë kalojnë. Ndërsa kryeveprat janë ato që mbeten. Aq më tepër kur shenjohet se pikërisht gjatë pandemive lindin kryeveprat artistike më të mëdha botërore.Edhe kjo pandemi do të kalojë, si të tjerat. Ashtu, në mënyrë të mistershme si dhe erdhi. Sepse kjo është ajo që natyra vendos. Ose, si të tjerat, në mënyrë racionale, sepse do t’i jetë gjetur një vaksinë apo dhe një ilaç.
Ndërkohë, ne duhet të veprojmë ndërsa ka shumë për të bërë:
Së pari, ne duhet të organizojmë sa më shpejt, duke filluar që këtë verë, kthimin e performimit të arteve në distancë. Dhe kjo është e mundur; sa më shpejt të jetëe mundur. I takon shtetit që të përcaktojë rregullat, siç bën për shkollat, sektorët e tjerë të biznesit dhe restorantet.
Së dyti, duhet të theksohet se arti është pothuaj i gjithëpranishëm gjatë pandemisë sonë: sepse të gjithë ose janë duke luajtur një instrument ose recitojnë poezi e lexojnë romane e përralla. Artistët janë duke luajtur me zemërgjerësi falas për fqinjët e tyre ose për kauza të panumërta të tjera. Dhe nukështë normale që subjektet e mediave, të të gjitha llojeve, (kanalet televizive apodhe platforma të tjera) të përfitojnë nga spektatorët e tyre të mbyllur, e të transmetojnë prodhime të caktuara ndërsa artistët nuk marrin asgjë në këmbim. Ose fare pak.
Prandaj, ne duhet të fillojmë t’i nxisim këto subjekte të mediave tëjapin kontributin e tyre. Masivisht. Menjëherë. Ne duhet të rrisim pjesën financiare që u takon këtyre artistëve që kryejnë shfaqje live nga të ardhurat e përgjithshme të krijuara nga këto subjekte mediatike.Për të shkuar më tej, se nëse teknologjitë e reja bëjnë të mundur mbajtjen e takimeve virtuale me punonjësit e një kompanie, duhet gjithashtu të jetë e mundur të organizohen koncerte virtuale ose shfaqje teatrale për spektatorët që kanë paguar për të parë këto shfaqje.
Pa lënë rehatinë e shtëpisë, një violinist apo një aktor duhet të jetë në gjendje të japë një recital në anën tjetër të botës dhe të paguhet për të. Duke luajtur në një teatër të zbrazët, një kompani ose një orkestër duhet të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë. Distancimi do të jetë një pengesë e veçantë kur montoni skenën, por asgjë më shumë.
Artistët, kompanitëe teatrit, sallat e koncerteve, të gjithë kanë një rol për të luajtur në këtë model të ri. Ata tashmë po e bëjnë falas sot për të mirën e atyre që kujdesen për shëndetintonë, sic dhe e kemi parë. Por tani do duhet të ketë një mënyrë që ata mund ta bëjnë këtë ndërsa kompensohen edhe financiarisht, në mënyrë që të mbijetojnë dhe të sigurojnë jetesën e tyre, për të kënaqur sa më shumë dashamirësit e muzikës, por jo vetëm. Kjo nënkupton përdorimin e teknologjive që janë në dispozicion, ose së shpejti ato që do të jenë në dispozicion.
Më në fund, shteti dhe autoritetet lokale do të kenë rolet e tyre për të luajtur. Përtë financuar tranzicionin. Të organizojnë kthimin e shfaqjeve live me rregulla të reja të distancimit shoqëror. Të vendosin rregulla të reja të ndarjes së fitimeve për kompanitë kryesore dhe mediat. Dhe për të vendosur rregullat për këto shfaqje të reja virtuale.
Në cdo aspekt arsyet e mësipërme mund të shtrihen edhe në artin bashkëkohor, icili mund të gjejë në këtë kohë krize fusha të reja të shprehjes dhe ekspozimit.Siç pat ndodhur në çdo moment të historisë njerëzore, arti, veçanërisht muzika, ishte shumë përpara evolucionit të pjesës tjetër të shoqërisë. Ende mund të jetë.
Shqipëroi Monika Stafa / KultPlus.com