“Besoj që e nesërmja është ditë e re dhe më pëlqen të besoj në mrekulli”

4 Nëntor, 2018 - 3:30 pm

Nga Odri Hepbern

Bukuria e një gruaje nuk qëndron në veshjen që ajo mbanë,figurën që ka apo në mënyrën se si ka krehur flokët. Bukuria e saj mund të shihet në sytë e saj,se aty janë dyert e zemrës së saj,vendit ku jeton dashuria.

Bukuria e vërtetë pasqyrohet në shpirtin e saj. Është kjo vëmendja që me aq dashuri e dhuron e shpirti qe e shpreh, qe nuk e fsheh, por që e vë në dukje.

Bukuria e gruas vetëm sa rritet me vitet e saja.

Besoj në shtypin rozë, realitetin e maskuar siç duam vet. Besoj që e qeshura më së miri shkrin kaloritë. Besoj në të puthura, mjaftueshëm të puthura. Besoj në atë se duhet të jesh e fortë, kur çdo gjë rreth teje të thotë se ka shkuar mbrapsht.

Besoj që e nesërmja është ditë e re dhe më pëlqen të besoj në mrekulli.
Më pëlqejnë ata që më bëjnë te qesh. Ndershmërisht mendoj se gjëja qe më pëlqen më shumë është të qesh. Ajo shëron një numër të madh sëmundjesh. Është gjëja më e rëndësishme për njeriun./ KultPlus.com

Të ngjajshme