28 Maj, 2019 - 3:00 pm
Nga Flora Nikolla
Në qarkullin e një dite, kam kënaqësinë të bisedoj, të komunikoj pse jo dhe të shihem virtualisht me shqiptarë të suksesit kudo ata jetojnë në botën e sotme të globalizimit.
Një bisedë e shkurtër në WhatsApp, një lajm që më vjen në rrjetet sociale, një përshëndetje e shpejtë në messenger, pastaj dhe email-e të gjatë ku tregohet jeta e tyre, një falenderim dhe një buzëqeshje, një diskutim i zgjatur mbi projektin ku i ke ftuar të jenë, pastaj pyetje që duan ose edhe nuk duan përgjigje, pastaj puna që duhet të bësh për projektin e shpallur, një kafe më një shqiptar të ardhur nga larg…, pastaj …, pastaj ti kupton se dita ka fluturuar plot me ngjarje , tregime, reagime pozitive dhe negative.
Muzgu të ka trokitur në dritare dhe ti duhet të nxitosh të përmbushësh pikat e punëve të përcaktuara në nisje të ditës, apo edhe të shkosh në tregun më të afërt për më të domosdoshmet blerje.
E gjitha është një durim vetmitar sa dhe i zhurmshëm mbi të cilin, unë kaloj ditët dhe netët e mia.
Janë ditët e netët që kaloj me njerëzit që kam zgjedhur të punoj, janë heronjtë mi, janë njerëzit që dua t’ua tregoj me rrëfimet e tyre vendit tim, njerëzve, qeverive, familjeve të tyre, miqve, atyre vetë sa janë të vlefshëm, dhe se pëballë kësaj vlere, duhen nderuar edhe përballë heshtjes që ka !!!
Këtë në fakt dua ta them zë-lartë, me dëshirën e madhe që një ditë të jenë pjesë e jetës sonë shqiptare më kontributin e tyre njerëzor , intelektual ,shqiptar .
Ky është misioni im që lindi si një dëshirë ndaj vlerës që e kam adhuruar që në fëmijërinë time të hershme e që tash u bë misioni i ditëve , netëve dhe i jetës sime.
Ja si edhe këtë herë me Ekspozitën e suksesit të gruas shqiptare në botë, kur nuk di sa herë gjatë ditës ndihem e ngazëlluer, kur një klik më fton të hapë adresën e email-it, kur brenda tij, është fotoja e një jete, e cila dëshëron që ta rikthej në vendin saj me dinjitetin e një zonje të vërtetë .
Albanian Excellence, është vetëm një qëndër modeste në dukje, por që këmbëngul fort të njihen vlerat, jeta, forca, vitaliteti, rritja e tyre profesionale, larg në një jetë ndryshe nga kjo që rrjedh e ndodh këtu nga ne.
Ndonjëherë unë besoj se, Albanian Excellence, ka marrë përsipër me një këmbëngulje bese, t’i ketë më pranë Atdheut , bijtë e saj të ikur.
Këtu nuk bëhët fjalë për patetizëm !!! Jo !!! Absolutisht jo !!!
Këtu bëhet fjalë për atë sistem vlerash që ne duhet të pohojmë se, këtë sistem duhet ta ridimensionojmë, ta kultivojmë e ta risjellim me forcën e saj në Shqipëri.
Sepse në fund të fundit, ju pyes: a nuk janë këto iniciativa që na ofrojnë më shumë ne shqiptarët këtej dhe andej kufirit ?
A nuk ndijmojnë, që shqiptarët kudo janë, të kenë kohën, dreqi ta hajë, ta kthejnë kokën nga vendi i tyre ?
Pastaj, më thoni a ka më bukur se, kur të nderon, të respekton vendi yt pavarësisht se, kush e je , çfare ke arritur, e ku jeton ?
Unë shoh dëshirë e vullnet të mirë tek të gjithë miqtë e Albanian Excellence. Këtë vullnet shoh tek zonjat që flas e ju tregoj për këtë aktivitet i cili në mënyrë simbolike, vlerëson të gjitha Zonjat panshqiptare që dinë të vlerësojnë veten , familjen dhe vendin e tyre kudo janë.
Një zonjë e nderuar shqiptare në Bruksel, dha një mesazh aq njerezor ne Facebook, nga një tren ku kishte hypur mëngjësin e një të hëne .
Ajo u tha miqve të saj belgë dhe jo vetëm: “Sot do të realizojë një foto me ekipin e cila do të jetë në Ekspozitën që Albanian Excellence do organizojë me gratë e suksesit 2019 që do të hapet në kryeqytetin shqiptar në Tiranë “!!!
Fije të tëra që lidhen më njëra tjerën… pavarësisht qetësisë në dukje … !!!
Nje mekanizëm i paduksëm që lëviz dhe vibron jetë njërëzish më qëllimin e mirë që t’i bashkojë e të jenë së bashku në vendin apo me bashkëkombësit e tyre , një mekanizëm që e njeh për më mirë vendin tonë në botë përmes këtyrë shqiptarëve të ikur , por që kërkon me zemër të madhe t’i rikthejë me krenarinë e fituar në vendin e tyre !!!
Eshtë një mekanizëm që i bën të vlefshëm shqiptarët në vendin e tyre, dhe si përmbyllje tregon vlefshmërinë tonë si komb.
Kështu është edhe Ekspozita e Grave të suksesit shqiptar-121 jetë në 121 foto.
Në këto ditë shiu të një pranverë që vonon të mbërrijë, të ditëve me një shi, që nuk dihet kur nis e kur pushon, ja kështu në këto ditë shiu gjëmëmadh, kur politika grindet më shumë se sa retë e këtij shiu të pabesë, unë ndiej, ngazëllimin e bukur kur shoh fotot e Zonjave shqiptare të realizuara mbi një ide të përbashkët : personalitet njerëzor dhe profesional !!!
Them se në këto ditë të lodhura pranvere, ky grup zonjash simbol dhe përfaqësuese e disa mijëra zonjash shqiptare të suksesit kudo jetojnë, janë sfida e bukur e dilemës së një vendi Ballkanik, që troshitet e lind për t’u troshitur periodikisht me fajtorë që as denohen por edhe as ikin !!!
Them se 121 gratë se bashku, janë janë shpirti i zbutur që duhet të kemi mes nesh aq të lodhur nga intrigat e shpirti i vockël e meskin plot lodhje për veten por shumë për gjindjen që e rrethon !!!
Them, shpresoj e dua që kjo ngjaje e madhe të jetë një buzëqeshje e bukur e kësaj pranvere të mjegullt nga retë !!!
Në fakt e besoj !!!
Po Ju ???