23 Qershor, 2019 - 11:29 am
Nga Kim Mehmeti
“Çamëria është ‘det’ i thellë 75 vite, i mbushur me lotët për mbi 2.900 çamët të masakruar. Çamëria është edhe emri i mallit për vendlindjen, i qindra mijë çamëve të dëbuar nga vatrat familjare, e që edhe sot nuk mund t’i vizitojnë as varret e të parëve të tyre. Çamëria është e do mbetet plagë e hapur në trupin e shqiptarisë. Si dhe peshore që saktësisht matë paaftësinë e politikanëve tanë për ta shëruar këtë plagë, e të cilët, me heshtjen e tyre për të shkuarën tragjike çame, e ‘blejnë’ fqinjësinë e mirë me Greqinë! Çamëria është mbëmendja e shqiptarisë për vetveten, andaj nëse ndodh e pamundura që ta harrojmë atë, atëherë do zgjedhim ta jetojmë mallkimin e gjithë çamëve të vrarë e të dëbuar nga vatrat e tyre!” (Kim Mehmeti)