9 Dhjetor, 2019 - 10:26 pm
Çdo grua e ka një të shkuar…
Ndonjëra mund të jetë abuzuar fizikisht, e një tjetër mund të ketë pasur prindër abu|zues. Ndonjëra mund të ketë pasur probleme të mëdha në adoleshencë, e një tjetër mund të jetë dhunuar seksualisht. Ndonjëra mund të ketë pasur histori të trishtë dashurie, një histori që i ka shkaktuar vuajtje të shumta.
Një tjetre mund t’i jetë inponuar intimiteti në emër të dashurisë. Ndonjëra mund të jetë kër|cënuar nga ish-burri a ish i dashuri, e ndonjë tjetër mund të ketë pasur një lidhje toksike. Ndonjëra mund të jetë rritur në familje të shkatërruar, e ndonjë tjetër mund ta ketë jetuar vetë divorcin. Ndonjëra mund të ketë pasur probleme me peshën, e ndonjë tjetër me vetëbesimin. Ndonjëra mund të ketë kaluar probleme të rënda ekonomike, e një tjetër mund ta ketë menduar disa herë vetëvra|sjen.
Nëse takon një grua që ka kaluar ndonjërën prej gjendjeve të mësipërme, por që tashmë i ka fshirë lotët dhe e ka maskuar dhimbjen me një buzëqeshje hyjnore, mos ia përplas në fytyrë të shkuarën!
Nëse takon një grua që ka qenë në ferrin e gjendjeve të mësipërme, por që është ngritur sërish në këmbë, me shpresën tek e ardhmja, mos e vrit për së dyti duke e sëmbuar me të shkuarën! Mos e bëj të jetojë më të njëjtin ferr, por hapja udhën dhe ec përkrah saj.
Nëse ia mban dorën për pak, do ta kuptosh se ç’shpirt të bukur dhe ç’shpresa të ëmbla mban brenda saj. Do të mahnitesh se ç’forcë vazhdon të ketë ende, edhe pse e shkuara ia ka shterrur energjitë.
Kjo grua për të cilën po flas, s’ka pse të jetë medoemos ‘ajo’, ‘tjetra’, një grua e huaj. Një grua larg teje, jashtë shtëpisë e familjes tënde. Jo. Ajo mund të jetë mikesha, motra, e dashura, gruaja… mund të jetë nëna jote.
Mos e gjyko atë prej të shkuarës, por dhuroji të ardhmen që meriton…Mbaja dorën fort dhe mbroje nga bota. Mbroje nga bota e ndyrë, e cila di veç të gjykojë e të përflasë.
Duaje… fali asaj dashurinë që ka kërkuar përherë.
(Përshtatur nga Klodi Smajlaj) / KultPlus.com