Daullet hegjemoniste serbe në Bavari

10 Janar, 2025 - 1:30 pm

o Malte Olshevski “Der Serbische Mythos – Die verspätete Nation” (Miti serb – kombi i vonuar), botoi Herberg – Munih.

Jusuf Buxhovi

Të kesh simpati për një popull dhe ta duash atë, nuk do të thotë që meçdokusht ta mbrosh atë nga ato që nuk mund të mbrohet. Publicisiti i njohur austriak Malte Olshevski, megjithatë, tregoi të kundërtën dhe fare në mënyrë të paskrupullt përpiqet që serbët dhe klasën e tyre të tanishme politike t´i arsyetojë për veprimet hegjemoniste,të cilat me përjashtim të ndonjë nacionalisti fanatik në Bellorusi dhe Rusi, gjykohen nga gjithë bota,madje edhe nga aleatët më të mëdhenjë të Serbisë dhe vendet me ndikim,të cilat e kanë themeluar si shtet dhe janë munduar ta mbajnë në nivelin e faktorit rajonal. Olshevski, i cili ishte redaktor shumëvjeçar i televizionit të Austrisë,në Bavari botoi librin voluminoz prej 478 faqesh „Miti serb – kombi i vonuar“. Librin ,që shoqërohet edhe me 30 piktura dhe vizatime me ngjyra e boti „Herbig Verlagsbuchandlung“ i Munihut, si botim reprezentativ, zgjoi vemendjen e opinionit gjerman pa u promovuar mirë ngaqë,sipas gazetës „Frankfurter allgemeine“, është hera e parë që një botues gjerman merr përgjegjësinë morale,pas gjithë atyre që ndodhen dhe po ndodhin në hapësirat e ish Jugosllavisë, të nxjerr një libër në të cilin jo vetëm që propagohet hegjemonizmi serbomadh dhe veprimet e tij gjenociadiale ndaj boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, por në të shfaqen edhe vlerësime raciste dhe fyerje ndaj viktimave të këtij hegjemonizmi siç janë boshnjakët,kroatët dhe veçmas shqiptarët, që krahasohen me „barbarë dhe rrenues të civilizimit perëndimor“!

Brankoviqët dhe judejt e rinjë?…

Libri i Malte Olshevskit „Miti serb“, në të vertetë nuk merret me mitin, por me genjeshtrën në funkcion të arsysetimit të krimeve serbe,të zhvilluara jo vetëm tani,por që nga koha e Kongresit të Berlinit e tutje,që ai i konsideron „të drejta“, meqë ato sipas autorit „kanë qenë të orjentuara kah stabilizimi i etnisë serbe dhe krijimi i kushteve për të jetuar në një shtet nacional“, i cili do të shtrihej „mbi hapësirën shpirtërore dhe etnike serbe, e cila gjatë shekujve njësoj është rrezikuar nga lindja (prej turqv dhe shqiptarëve) dhe nga perëndimi (prej kroatëve dhe boshnjakëve), dhe se, përpjekjet për ta „rikomponuar hapësirën serbe paraqesin korrigjimin e një padrejtësie historike që u është bërë serbëve nga të gjitha anët…“ Megjithatë, për Olshevskin,serbët „si mbrojtës të qytetërimit evropian dhe të krishtërimit të njëmendët“, kanë pasë edhe tradhëtarët e vetë,të cilët i kanë ndihmuar „kësaj së keqe“. Ndër ta ai përmend Vuk Brankoviqin,që siç thotë, po të mos ishte ai serbët nuk do ta humbnin Kosovën aqë shpejt,por përmend edhe komunistët – „sherbëtorët e Titos“,që sipas tij „me pranimin e kushtetutës së vitit 1974,ku shqiptarëve iu dha e drejta të bëhen subjekt i federatës dhe të shfaqen me elementet e shtetësisë, praktikisht filloi rrënimi i qenies serbe nga brënda“… Komunistët që lejuan „këtë tradhëti“, Olshevski i quan „judejt e rinjë serbë“,të cilët kryen dy krime njëherësh: një kundër serbizmit dhe idesë së shenjtë serbe,por edhe tjetrin kundër qytetërimit evropian,ngaqë u lejua që shqipatrët,si endacak dhe pushtues të tokave serbe, të shfaqen si përfaqësues dhe berthamë e re e fundamentalizmit islamik në Evropë!… Olshevski me këtë rast shqiptarët i fyen rëndë si popull, ngaqë ata i krahason me „barinjtë endacakë“,që nuk dinë tjetër „pos të rrenojnë“, dhe se këto prirje ai i „dëshmon“ me dhunimin që ata ia bënë nga 1974 e tutje qenies serbe në Kosovë dhe shejtnive të tyre,për të cilat ai thotë se „u kthyen në shtalla lopësh dhe u dhunuan në mënyrën më të tmerrshme“!… Është e habitshme që fyerjet dhe gënjeshtrat me bollëk ndaj shqiptarëve demantohen nga vetë prezentimi i fotografive të kishave në Kosovë,ku Graçanica,Kisha e Deçanit,ajo e Pejës dhe të tjera shihen të ruajtura dhe të kultivuara në formën më të mirë,por kjo thuajse nuk i bën fare përshtypje autorit austriak, i cili ia ka vu vetit për qëllim që në një panflet të tillë të paparë në Gjermani të flasë me gjuhën që tashmë edhe në Beograd,jashtë qareve shoveniste dhe hegjemonsite, nuk flitet më.

Kosova – Jerusalemi serb!…

Pos fyerjeve që ua bën shqiparëve, të cilat mund të krahasohen me ato të Vladan Gjorgjeviqit të botuara dhe të shfaqura po në Bavari në vitin 1913,e që kishin për qëllim që të ndikonin në Konferencën e Ambasadorëve në Londër që të përligjte pushtimet serbe ndaj Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, Olshevski me të njëjtën urrejtje flet edhe për kroatët,si „gjakpirës“ dhe për boshnjakët- si „eksponentë të fundamentalizmit islamik“,të cilët stimulohen që të „rrënojnë qenien serbe“ dhe „të pengojnë që serbët ,si popull i vetëm në Evropë,të mbesin pa u bashkuar në kuadër të hapësirës së etnisë së tyre nacionale,e cila është „pushtuar njësoj nga shqiparët, boshnjkët dhe kroatët“… Autori i librit Bosnjën e Dejtonit e sheh si një krijesë artificiale, që është bërë me diktatin e „forcave antiserbe“,për ta hendikepuar edhe mëtutje serbizmin,por që sipas mendimit të tij, ajo nuk do t´i bëjë ballë sfidave të kohës, ngaqë këtë do ta pengojë „shejtnia serbe dhe e dretja e tyre për të pasë shtetin nacional si të tjerët“… Me këtë rast Olshevski „lëvizjen serbe“ për shtet të përbashkët e quan „si lëvizje nacionale e prirë nga nacionlizmi i drejtë,që gjithsesi duhet të kurorëzohet me krijimin e shtetit nacional serb në Ballkan“, shtet ky,që sipas tij, „u kontestohet me pa të drejtë vetëm serbëve“… Publicisti Klaus Buhenau në recensionin e shkruar në „Frankfurter allgemeine“, pikërisht hendikepet më të mëdha të këtij libri,pos konceptit pamfletist të tij, i sheh në shikimin e njëanshëm të nacionalizmit si formulë magjike,që kundrohet e shkëputur nga nacionalizmat tjerë. Buhenau,me këtë rast konstaton se në Ballkan ekzistojnë edhe shumë çështje të tjera nacionale të hapura, dhe se, orjentimi që njëra prej tyre të gjeneralizohet,siç ndodh me serbët, dhe të tjerat të minimizohen apo të injorohen,siç ndodh me atë shqiptare,doemos se sjell te konkludimet e gabuara,por edhe te thellimi i krizës,që mund të ketë pasoja. Buhenau, librin e vlerëson si një deshtim intelektual dhe politik, i cili, jo vetëm që nuk i nidihmon qartësimit të vertetës „për tragjedinë e Ballkanit“ dhe „viktimës së saj më të madhe – serbëve“,siç pandeh Olshevski,por ky libër me porositë që sjell dhe intonimet që implementon, ve në dyshim edhe kredibilitetin moral të botuesit,ngaqë kështu dhe në këtë mënyrë, ai kthehet në një daullexhi të hegjemonizmit serbomadh, i cili tashmë, në masë të madhe gjykohet edhe nga vetë populli serb.
Sidoqoftë,edhe përkundër habisë së Buhenaut, prezentimi i librit të Olshevskit në Munih, nuk duhet shikaur si rastësi, ngaqë në këtë qytet ekziston një lobi i fuqishëm serb,por aty është e instaluar edhe kisha ortodokse serbe për Evropën Qendrore,e cila gjatë viteve të luftës ka distribuuar pareshtur pamflete dhe letra të tjera ku „Kosova është prezentur si djep i serbizmit“ dhe „tokë e shenjtë“. Vitin e kaluar po e njëjta kishë ka botuar edhe „Librin e bardhë për Kosovën“, me shumë „deshmi“ të prezencës shpirtërore serbe në Kosovë,ku ajo quhet „Jerusalemi serb…“ Andaj, libri i Olshevskit ,edhe pse me autorësi dhe pretendime „publicistike“,nuk mund të shikohet i ndarë nga ky opus propagandistik që vepron në mënyrë permanente,me të cilin justifikohet „mbrojtja e Jerusalemit serb meçdokusht…“! / KultPlus.com

Të ngjajshme