8 Prill, 2020 - 11:00 am
Nga Luan Kalana
“Kur nga gjumi do te zgjohesh dhe nuk do te shohësh me diellin: O do të kesh vdekur [por jo ti je i pavdekshëm] O je Dielli vetë!” – Jim Morrison
-Te shkruash për të madhin Dritëro, është shume pak, pasi vepra e tij madhore e voluminoze me vlera te pasura e te pakrahasueshme për te sotmen e te ardhmen e kombit tonë e te njerëzimit, është një thesar i çmuar kulturor, ne plejadën e shkrimtareve moderne, të erës se re.
Dritëro Agolli, kolosi gjiganti, gjeniu i letrave shqipe, Homeri i gjallë e i vërtetë, jo vetëm i Shqipërisë por i mbarë qytetërimit modern, që ka bërë epokë, në kufijtë e dy shekujve, e që i ka kënduar tërë jetën njeriut si qenia me e pasur e planetit, qytetarit modern e te civilizuar, shqiptarit, vendlindjes e shoqërisë, me te gjitha plagët e saj, e që i ka thurur himne poetike Shqipërisë një hallemadhe shekullore, si një Iliadë e ditëve tona, me vlera madhore, një vend i vogël, por me një komb te madh e ne zemër te Europës.
Duke biseduar me një nga mësueset amerikane Mrs. Joenn, këtu ne Amerikë, kur shkonin ne shkollë për anglisht iu lutem asaj, por edhe vetë ajo ishte e interesuar për Shqipërinë, veçanërisht për letërsinë, një hulumtuese për autorët tanë e krijimtarinë e tyre sa njihen e sa janë te përkthyer në gjuhet e huaja, si Gjergj Fishta, Naim Frashëri e vëllezerit e tij, Mjeda e Çajupi, De Rada e Asdreni, Migjenin, e te tjerë të ditëve tona.
Ajo pas një jave na përmendi, Faik Konicën, Fan Nolin në anglisht, Sejfulla Maleshovën në frëngjisht, Petro Markon në spanjisht e të tjerë. Më të përkthyerit në disa gjuhë të huaja janë Ismail Kadare e pastaj vijnë me rradhë Dritëro Agolli e të tjerë.
Për këtë ajo kish lexuar nga një poet i huaj, i cili thoshte se është një nga poetët [për Diritero Agollin] më të mëdhenj popullorë të Shqipërisë, një Homer i gjallë i Ballkanit”! Ai mbetet një poet i dalë nga balta e tokës nga shpirti i saj, “një plis i saj” siç thotë vetë. Një talent gjigand, dhunti e mençurisë njerëzore, një gjeni i letrave, i ndjenjave shpirtërore, i fjalës së artë, që flet me gjuhën e zemrës, një lider urtësie i paqes mbitokë, një qytetar i thjeshtë shqiptar, vëllai i gjithë vëllezërve. Rallë gjen në botë një shkrimtar, një gazetar që ta ketë shkelur pëllëmbë për pëllëmbë vendin e tij e që të jetë ulur me ta për të qarë hallet e varfërisë, si hallet e shtëpisë, e pastaj të shkruajë e t’i ngejë ata në pediestal, personazhet e veprave te tij, një Milosao i ditëve tona.
Një mendjenditur e trim, rrallë bashkohen këto dy cilësi tek një njeri, për të drejtën, për paqen. Poeti i historise së Shqipërisë së shenjtë të shtrenjtë, të lashtë e etnike, të pasur e krenare për ccdo kombas. Një ndër liderët e demokracisë së vjetër e të re, udhëheqësi shpirtëror i masave të ulëta e të mëdha të popullsisë që kanë bërë e bëjnë historinë e kombeve e të shteteve të planetit tokë. Prandaj jemi krenarë dhe e therrasim babai i letërsisë së re e moderne, i letërsisë e i poezisë popullore, i madhi Dritëro!
…Ai është një muze i gjalle tipik i popullit shqiptar, me krijimtarinë e tij voluminoze e të pashtershme, një shiptar i menccur, trim e paqedashës, për liri, paqe e demokraci, shembull për tërë njerëzimin e sotëm e të brezave të ardhshem. Ai është një artist i kalibrit botëror, që me gjuhën e penës, ka lëvruar të gjitha llojet e gjinitë e letërsisë, të artit të madh të popullit, njohës i thellë e realist, që kritikët më me zë e kanë vështirë ta kategorizojnë, shkrimtar apo gazetar, publicist, poet e apo prozator, novelist apo romancier, komedian apo fabulist, dramaturg apo skenarist filmash që producentë më famozë sot në botë, do ta kishin zili të prodhonin filma me skenarët e tij poetike e letrarë për jetën njerezore e realiste, e jo të fabrikuar. Këto janë vetëm disa vlerësime nga një qytetari i thjeshtë të një lexuesi, të një ish nxënësi e studenti të tij që tërë jeten s’mund të ndantë së lexuari librat e tij. Ato sihin si buka që hamë.
Krijimtaria e poetit është si një ushqim i shpirti, që as mundet të krahasohet. Ajo ka marrë vlerësimet e njerëzve të medhenj, liderëve e personaliteteve të letrave e të letërsisë, të kritikës e të historisë botërore. Dritëro Agolli bashkë me bashkëkohësin e tij, Ismail Kadare jane dy koloset më të medhenj të letrave shqipe, të letërsise moderne botërore, që po bëjne epokë në kufijtë midis dy shekujve, të cilët meritojnë vëmendjen e interesin e Çmimit Nobel, pavaresisht se janë të dy binjakë të historisë, apo nga një vend i vogël, apo se fama e tyre zbehet nga hija e megallomaneve.
Le t’i lëmë vlerësimet tona, le të gjykojë historia e brezat të ardhshëm, por as edhe ne bashkëkohesit e tij, s’duhet të rrimë gojëmbyllur. Le të zbresim me këmbët në tokë, si një poet gjeni, flala e tij në poezi, në varg, është si notë e një pentagrami pa mbarim, ai këndon, nuk shkruan, flet shpirti, zemra e tij, prandaj ai është i lexueshëm e i kuptueshëm, komunikues me masat e gjera të popullsisë, me hallet e tyre, për brengat e veta.
A nuk i thuri ai Himn Shqipërisë, në poemën madhore, më mirë se kushdo tjeter deri më sot, që është më shumë se një dokumente me vlera historike sesa letrare, një thesar i pasur e i trashëgueshem, kulturor e artistik, moral e politik, për ne sot bashkëudhëtaret e tij, por edhe për brezat që do të vijnë.
As i kendoi ai baballareve si asnje tjeter, si një birbesnik i saj, duke na dhene një mesazh edhe për te ardhmen, për dashurine, respektein e krenarin për prinderit tonë te shtrenjt. një filozof, një sociolog që mbron shoqerine e sotme, duke ruajtur familjen e prinderit, si berthama esaj, e paprekshme, si një progres për shoqerine ne te ardhmen. Ai është një shkrimtar shume dimesional, një gjeni i vertete që ka skalitur e pikturuar shpiritin e njeriut e kesaj qenie me te larte njerezore As është ai një shkrimtar i madh që ruan e dashuron origjinalitetin, vendlindjen, e i kendon asaj me pasion, e ne menyre brilante si një kengetar ze embel, Devollit, ne poemen e tij te dashur edhe për vete poetin, ”Devoll, devoll” duke e ngritur në pediastal atë e devolliun në një monument madheshtor, një obelisk yjnor….
As është ai një shqiptar, nj devolli me taban, e tepër krenar për vendlindjen duke deklaruar se është devolli, se kjo toke, kjo fushe, ky lume, keta fshatare bujq mjeshtra, keta baballare e nena mjeshtra te medhenj artiste e punetore, e bene ate shkrimtar, kjo toke, ky plis, e që vete e deklaron çdo here e prehet për te e për ata. As është ai devolli, ai shqiptar, kur thotë për lumin e vogel Devoll, për gurgullimen e tij, që është me forta se ajo e lumenjeve me te medhenj te botes, se Nili, se lumenjte e Rusise e te Amarikës.
As është ai një patriot e atdhetar i madh, edhe kur thotë që deshira ime ka qene te behesha mesues, profesor që te mesoja femijët e fshatit, tua mesoja gjuhen e bukur shqipe që s’ka me te bukur ne bote se ajo. [Këtë dëshirë ia plotesouan me qindra e qindra mesues që sherbyen jo vetem ne fshatin e tij por edhe ne fshatra te tjere te Devollit[ashtu sic ndjehem edhe une krenar e modest që kam shërbyer ne shkollen e Menkulasit disa vite, si mesues i gjuhes e i letërsisë duke i mesuar niperit e mbesat e tij], Si një shkrimtar i vertete, ai ngrihet, me lart se poltikat e sistemet, se i tillë është shkrimtari, sic pohin edhe ai vete, një qeniee vecante.
Shkrimtaret e artistet nuk i përkasin sistemeve e politikave, por historise, e, ata ndikohen vetem nga rymat e epokat letrare që jetojne, sic është edhe ai një shkrimtar i ndikimeve letrare e te autoreve të lindjes e te të perëndimit e as nuk duhet ngatërruar me atë punen e rëndomte si qytetar, për të marre një rroge, për t’u ushqyer e për t’u veshur, për te ritur femijet, duke i sherbyer një shteti a një bisnesi, një partije a një pronari, se ne fund te fundit sic thte edhe fjala e urtë popullore shqipe, një pervoje e mencurise shekullore, njeriu matet nga puna, nga veprat e jo nga guna….
As është Dritero Agollinje parashikues i mencur i te ardhmes, Vetem njerin krijim të tijin të përmendim romanin “Shkëlqimi i e rënia e zotit Zylo” që ironizon e satirizon me një humor te thelle grotesk, personazhet e situatat, na pershkruan hapur s’eshte shume veshtire për te kuptuar, renien e mbarimin e te ashtuquajturi sistem socialist-komunist, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europe ne te gjithelindjen. për ne vishocaret ka vlera specifike, pasi Dritero Agolli, si shume artistë e shkrimtarë të Shqiperise si Fatmir Gjata, Dhimiter Shuteriqi, Sterjo Spase, Sotir Andoni e të tjerë, kanë ardhur e vizituar në fshat, kanë ndenjur, jo vetëm me ditë e javë por me muaj të tërë që bënin punën prodhuese, duke u miqësuar aq shumë me fshatarët e duke u bërë si banorët e saj.
Mbajmë mend ne femijte kur rendnim pas një traktori me goma që kish erdhur për here te pare ne shqiperi dhe e mesonte Driteroi, sa mire ngiste, e mesoi, menjehere, pa le kur shruanin për Vishocicen, për ne, ne shtypin e kohes sa kenaqesi ndjenim e mbureshim me te.. Me krijimet, me artikujt e shumte ne shtypin e kohes, dhe me fjalen e gjalle, ai bie me force kembanave dhe jep alrmin për shkaterimin e sistemit te vjeter e për kalimin paqesor ne sistemin demokratik duke u bere keshtu një nga lideret e aktivistet kryesore e te mencur te demokracise, që me pas do te behet edhe kryetari parlamentit te pare demokratik ne shqiperine re.
Ai mbete një pishtar udherefyes i mendimit demokratik dhe i urtesise popullore në të gjitha proceset demokratike e ato te tranzicionit, duke qene realist i cilter, i guximshem e i hapur, e largpames për te ardhmen, një lider i paqes e i pajtimit kombetar e mbare boterore.. Le te gjendemi prane, mendimit e fjales se tij sa e kemi gjallë, megjithese ai na ka lene testamentin e tij, amanetin e tij nepermjet vepres e krijimtarise se arte e te pasur me vlera te medha kombetare, që mund te krahasohet me një thesar perrallor për Shqiperine.
Le te hedhim pas perden e herret që jetoi dhe krijoi poeti, dhe te gjykojme e te vleresojme krijimtarine e tij, si një pasuri me vlera kombetare, për kulturen, letersine, artin dhe historine ne teresi. për te gjitha këto që përmenda si një qytetar e lexues i veprave te tij, mendoj që jane vleresime te thjeshta e modeste për te, te krahasuar nga vleresimet e kontributet e tij për Shqipërinë e për paqen në botë, nëpërmjet letërsisë, krijimtarisë së tij madhështore e shumë të pasur botërore, nga ato të autoriteteve e personaliteteve të larta, e të liderëve botërorë.
Kam mendimin qytetar, si një bashkeudhetar me te, që po ben epoke ne kufijte e dy shekujve, te koheve moderne, me rastin e ditelindjes se tij, është ne nderin, kënaqesinë e krenarinë tonë kombetare, për t’i bere një shërbesëte vogel poetit e kombit, Shqipërisë, në krahasim me atë trashëgimi të pasur që po na le, ku mediat duhet të thonë më shume fjalën e tyre.. Sot,pas vdekjes se ti ,e kujtojmë me krenari, me atë mendje të ndritur e largpamëse, duke i treguar edhe një herë Europës plakë, e botës së qytetëruar, se nga ky truall e vatan kanë dalë gjeni e njerëz të mëdhenj që kanë bërë e bëjnë epokë, histori për të mirën e njerëzimit e paqen në mbarë botën. I perjetshëm në histori, i paharuar në ardhëmërinë e brezave. /KultPlus.com