6 Nëntor, 2018 - 11:15 pm
Për vjehrrën time të mrekullueshme,
E dashur vjehërr, faleminderit që ke rritur një burrë të mrekullueshëm!
Ta kam thënë më herët dhe do ta them përsëri: Me të vërtetë kam pasur fat që të kam ty vjehërr. E konsideroj veten shumë me fat që u martova me një djalë që është rritur në një familje të dashur e të ngrohtë, që tani unë jam e bekuar që jam pjesë e saj.
Çdo ditë jam falënderuese për këtë, dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ti i jep familjes tonë.
Jam falënderuese për talentin tënd për të zgjedhur rroba për fëmijë, që e bën djalin tim të duket super! Jam falënderuese për bisedat tona të ngrohta që i bëjmë çdoherë kur ti na viziton dhe fëmijët janë para nesh. Por, ka një gjë shumë më të madhe për të cilën duhet të të falënderoj, diçka që e ka ndryshuar rrjedhën e jetës sime: Duhet të të falënderoj për mënyrën si e ke rritur djalin tënd.
Në kohën kur jetët tona u bashkuan, ai ishte i pavarur, ishte një djalë i përgjegjshëm – dhe unë shpejt u dashurova në të. Mendoj se thënia e vjetër është e vërtetë: “Burri vlerësohet prej mënyrës si sillet me nënën e tij”, dhe unë çdoherë e kam parë djalin tënd të sillet më së miri me ty.
E di nga video kasetat në shtëpi, nga fotot e fëmijërisë, dhe nga rrëmet e tij, se ju të dy keni pasur një lidhje të veçantë. Dhe besoj se kjo e ka formësuar atë në burrin zemërmirë që është tani.
Faleminderit që e ke dashur, që ke besuar në të dhe e ia ke krijuar bazën që ai ta ndërtojë veten. Faleminderit që e ke rritur një djalë që mendon, jeton dhe dashuron me zemër të hapur. Mënyra si ai më ka pranuar për atë që jam më ka ndihmuar ta kuptoj më mirë dhe ta respektoj veten time.
Faleminderit që ke rritur një djalë që është i pavarur, i përgjegjshëm dhe i organizuar. Ai më ka mësuar shumë rreth produktivitetit dhe përqendrimit për sa vite jetojmë bashkë.
Asnjëherë nuk do ta harroj herën e parë që e pashë banesën e tij. U pata mahnitur sa e pastër dhe e rregulluar ishte. Mënyra si ai e respektonte hapësirën e tij ishte shumë për atë se si ishte rritur.
Faleminderit që ke rritur një burrë që më mbante fortë përderisa unë qaja, e tronditur nga lajmi i shtatzënisë. Burrin që ka shfaqur forcë të palëkundshme në momentet kur më është dashur më së shumti. Faleminderit që ke rritur një bashkëshort që u fut bashkë me mua në shtatzëni dhe prindërim dhe asnjëherë nuk më bëri të ndihem e vetme. Një bashkëshort që shikonte dokumentare për lindje dhe kërkonte përkujdesje bashkë me mua. Një bashkëshort që e morri lindjen me aq seriozitet sa edhe unë.
Faleminderit që ke rritur një bashkëshort që më qëndroi pranë në lindje, dhe më ndihmoi ta sillja birin tonë në jetë. Faleminderit që ke rritur një djalë thirrja e të cilit është qartazi atësia. Ai vërtetë është një prind i barabartë. Unë nuk mund ta imagjinoj prindërimin pa të – pa e pasur atë për t’i ndarë sfidat e këtij rrugëtimi.
Jam falënderuese që biri yt është lloji i burrit që e lë krenarinë mënjanë dhe vërtetë bisedon me mua për gjithçka. Ai është i aftë t’më bashkëngjitet në bisedat e “pas-lojës”, ku asim si kemi kaluar dhe si mund të përmirësohemi herën tjetër. Aftësia e tij për të komunikuar me mua në një nivel kaq të thellë na i përmirëson shkathtësitë e prindërimit me çdo bisedë që bëjmë.
Faleminderit që ke rritur një djalë që më dërgon mesazhe fuqizuese mëngjeseve kur puna dhe jetona më grumbullohen dhe nuk mund të shoh dritë. Llojin e burrit që e di se fjalët dhe kraharori i tij janë çfarë më nevojitet më së shumti.
Djali që ti ke rritur, është bërë një burrë i fortë dhe i dashur. Është bërë një partner mbështetës dhe i barabartë. Është bërë baba shembull. Çdoherë do të jem falënderuese për edukatën që ia ke dhënë, për mënyrën si dashuria jote e ka formësuar atë, për të kaluarën që e ka bërë atë burrin që është sot. Burrin që unë e dua.
Me falënderim, unë të premtoj se gjithmonë do të kujdesem për birin tënd. Do ta mbështes ashtu siç ai më mbështet mua. Do të besoj në të ashtu siç ai beson në mua. Do të bëhem nëna më e mirë që mundem për djalin e tij të vogël.
Dhe do t’ia jap zemrën time të plotë, përgjithmonë.
Me dashuri, Nusja jote
Autore: Jacqui Tapp
Pështatja: Supergratë ©