Ecim në tokë të minuar, prej se kur lindim

27 Qershor, 2020 - 11:21 pm

Ecim në tokë të minuar, prej se kur lindim.
Mund të na zërë frymën kordoni që na ka mbajt n’jetë aq muaj…
Mitra mund të plasaritet, çahet, mbyllet…
Ajo që na dha frymë mund të mbesë pa frymë e dot më nuk na shtyn me dalë në dritë….
Cica, mund të na zërë hundën ndërsa t’uritur thithim thithën fort e tambli shkon çurk

Apo tambli përsëri, prej vrullit na i mbyt hundë e buzë e sy
Prej krevatit mund t’biem n’gjumë e ma kurre mos t’cohemi dot gjallë.
Këmba mundet me na shku’ shtremtë e t’rrokullisemi nëpër shkallë.
herën e parë në xhadé të na zërë makina,
(po edhe herën e fundit në mos…me shkop në qofsh përsëri ajo të palos.)
Në provimet e lirimit mund të na bjerë pyetja që nuk dimë e nga dëshpërimi vrasim veten,
Në xhepin e këmishës së të dashurit lexojmë një dedikim teksa shkuam atje për ti futur një shënim “Të dua pa fund, lepurushi im…” Pikërisht kjo “lepurushi im” bën diferencën…
Ditën e diplomimit mësojmë se nuk jemi bij e babait që dimë…mama pas një feste kish pirë e dashuri kish shtënë me dikë që as emrin s’e di, i dashuri i saj i mirë, mendonte se babai i fëmijës qe ai…
Luftë mund të plasë në këtë botë të mbrapshtë apo qoftë edhe në lagje, dhe pauu një minë pikërisht nën këmbët tona…
Ditën e dasmës nusja (apo dhëndrri fundja), mund të dojë t’ja
mbathë…
Pronari, të hedh në rrugë pikërisht atëherë kur ti je ndarë nga burri e fëmijët, për atë të mallkuar karrierë.
Dashuria e jetës, fle mbi qerpikun tënd derisa qerpikët bien…
ai mbi sy tënd shtrihet sa gjatë gjerë (sa ka pas vlerë një fjalë, vec një fjalë e ndjerë kur bintë shi njëherë e ti shqyeje pikëzën e shiut me sy për të mbërritur shikimin tek ai…

vijon…
Maj 2020
Suela Bako./ KultPlus.com

Të ngjajshme