5 Gusht, 2019 - 11:32 pm
Aktori më i madh shqiptar i filmit me përmasa ndërkombëtare Bekim Fehmiu, vazhdon të injorohet nga institucionet e Kosovës. Kësaj radhe Komisioni vlerësues i Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), e ka refuzuar projektin e filmit dokumentar me metrazh të gjatë “BEKIM FEHMIU” , kushtuar jetës dhe veprës së tij, i cili do të shfaqej në qershor të vitit 2020, në 10 vjetorin e shuarjes së aktorit.
Komisioni i ka mbështetur, me paratë e taksapaguesve kosovarë, tri projekte të regjisorëve të huaj:
1.Titulli “Fëmijet e Parajsës më të ulët”
Regjisori Birgitte Stærmose
Skenari Birgitte Stærmose
Producenti Visar Arifaj
2.Titulli “Go Go Kosovo”
Regjisori Jane Stockdale
Skenari Jane Stockdale
Producenti Ilinka Iljoska
3.Titulli “Atdhe”
Regjisori Kreshnik Jonuzi
Skenari Kreshnik Jonuzi
Producenti Adrian Sharku
4.Titulli “Refugjatët Kosovarë në Mal të Zi
1999″
Regjisori Velibor Coviq
Skenari Velibor Coviq
Producenti Festim Bajgora
Autor të filmit dokumentar BEKIM FEHMIU janë: producent – Valon Jakupi, regjisor – Valmir Tërtini dhe skenarist Fahri Musliu.
Më gjërësisht për këtë temë në ditët e ardhshme.
Fahri Musliu./ KultPlus.com