14 Maj, 2019 - 5:53 pm
Arbana Xharra, gazetarja nga Kosova e cila deri para pak kohësh ka vepruar në Kosovë duke publikuar disa shkrime hulumtuese të cilat kanë të bëjnë me situata të ndryshme në vend.
Aktualisht është duke jetuar dhe vepruar në New York, ku edhe atje ka vazhduar aktivitetin e saj.
Ajo sapo lansoi një status në rrjetin social Facebook duke kritikuar se Kosova nuk e ka asnjë faqe online ku mund të ketë dëshmi të shumta për gjenocidin dhe tmerret e luftës së fundit në Kosovë.
Statusi i plotë:
Profesori me te cilin shkruaj artikuj ne New York, Alon Ben-Meir me kerkoi të dhëna për gjenocidin në Kosovë. Është për marre që Kosova s’ka asnjë webfaqe ku mundesh me i nxjerrë të dhënat për masakra, të zhdukur, gra te dhunume e të vrarë…Burimet e këtyre informatave janë artikujt e mediave të huaja, por asnjë adresë zyrtare në Kosovë. Nuk jeni të vetdijshem sa propaganda me shkrime kunder Kosovës po bëhët nga Serbia nëpër rrjete sociale dhe ëebsajte online. Në rrjetin social më shumë ndikim Tëitter, shqiptarët jane të pa vrejshem që komentojnë, serbët të vërshojnë me komente e propagandë në gjuhen angleze. Ju rrini kafeve gjithë ditën e kqyrni ka sa like e folloëersa po i merrni nëpër statusa në FB./KultPlus.com